⛅
Tiranë 18°C · Pjesërisht vranët 14 Nëntor 2026
S&P 500 7,562 ▼0.4%
DOW 52,348 ▲0.1%
NASDAQ 25,136 ▼0.91%
NAFTA 88.56 ▼0.2%
ARI 3,886 ▲0.03%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1038 EUR/GBP 0.8352 EUR/CHF 0.9253 EUR/ALL 90.7576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6246 EUR/TRY 55.5927 EUR/JPY 176.36 EUR/CAD 1.5736 EUR/USD 1.1038 EUR/GBP 0.8352 EUR/CHF 0.9253 EUR/ALL 90.7576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6246 EUR/TRY 55.5927 EUR/JPY 176.36 EUR/CAD 1.5736
₿ CRYPTO
BTC $67,226 ▼ -2.06% ETH $1,904 ▼ -1.43% XRP $0.9863 ▼ -4% SOL $75.5200 ▼ -5.28%
S&P 500 7,562 ▼0.4 % DOW 52,348 ▲0.1 % NASDAQ 25,136 ▼0.91 % NAFTA 88.56 ▼0.2 % ARI 3,886 ▲0.03 % S&P 500 7,562 ▼0.4 % DOW 52,348 ▲0.1 % NASDAQ 25,136 ▼0.91 % NAFTA 88.56 ▼0.2 % ARI 3,886 ▲0.03 %
EUR/USD 1.1038 EUR/GBP 0.8352 EUR/CHF 0.9253 EUR/ALL 90.7576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6246 EUR/TRY 55.5927 EUR/JPY 176.36 EUR/CAD 1.5736 EUR/USD 1.1038 EUR/GBP 0.8352 EUR/CHF 0.9253 EUR/ALL 90.7576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6246 EUR/TRY 55.5927 EUR/JPY 176.36 EUR/CAD 1.5736
14 Nën 2026
Breaking
Bota

SHBA – Shtëpia e Bardhë: Takim Trump-Xi-Putin në Kinë

UASHINGTON, 14 nëntor /ATSH-DPA/ – Presidenti amerikan Donald Trump, presidenti kinez Xi Jinping dhe presidenti rus Vladimir Putin do të zhvillojnë bisedime trepalëshe në Kinë javën e ardhshme, njoftoi Shtëpia e Bardhë.

”Trump planifikon të diskutojë mundësinë e reduktimit të rezervave globale të armëve bërthamore gjatë takimit”, bëri të ditur administrata amerikane.

Bisedimet do të zhvillohen në kuadër të samitit të Bashkëpunimit Ekonomik Azi-Paqësor (APEC), në qytetin kinez Shenzhen, i cili mbahet të mërkurën dhe të enjten.

Ky takim do të shënojë herën e parë që të tre liderët zhvillojnë bisedime trepalëshe.

Të tre morën pjesë në samitin e G20-s në Osaka të Japonisë, në vitin 2019, por nuk u takuan në grup.

Një zyrtar amerikan ka ulur pritshmëritë për arritjen e një rezultati konkret apo marrëveshjeje për reduktimin e armëve bërthamore, duke theksuar se takimi duhet të shihet si një pikënisje.

Trump ka kërkuar vazhdimisht një marrëveshje të re për kontrollin e armëve bërthamore, e cila do të zëvendësonte traktatin New START, të nënshkruar nga Shtetet e Bashkuara dhe Rusia në vitin 2010, i cili përfundoi në shkurt.

Takimi zhvillohet në një kohë kur janë intensifikuar përpjekjet diplomatike për t’i dhënë fund luftës së Rusisë kundër Ukrainës.

Delegacionet ruse dhe ukrainase rifilluan bisedimet e ndërmjetësuara nga SHBA-ja në Abu Dabi në fillim të kësaj jave, për herë të parë pas më shumë se tetë muajsh.

Trump ka kërkuar prej kohësh të bindë Xi-në që të bashkëpunojë me Uashingtonin për t’i dhënë fund luftës, e cila nisi me pushtimin e plotë rus të Ukrainës në shkurt të vitit 2022.

Kina mbetet një partnere e rëndësishme tregtare e Rusisë, ndërsa importet e naftës ruse i sigurojnë Moskës të ardhura të konsiderueshme. Pekini konsiderohet gjithashtu një mbështetës i rëndësishëm diplomatik i Rusisë në arenën ndërkombëtare.

Bisedimet në Shenzhen do të shënojnë gjithashtu takimin e parë kokë më kokë mes Trump dhe Putinit që prej samitit të tyre dypalësh në Alaskë, në gusht të vitit 2025.

Xi e vizitoi për herë të fundit Trump-in në Shtëpinë e Bardhë në shtator, ndërsa Putin udhëtoi drejt Pekinit për bisedime me liderin kinez në muajin maj./ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.