🌦️
Tiranë 17°C · Rrebesh i lehtë 14 Nëntor 2026
S&P 500 7,562 ▼0.4%
DOW 52,348 ▲0.1%
NASDAQ 25,136 ▼0.91%
NAFTA 88.56 ▼0.2%
ARI 3,886 ▲0.03%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1038 EUR/GBP 0.8352 EUR/CHF 0.9253 EUR/ALL 90.7576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6246 EUR/TRY 55.5927 EUR/JPY 176.36 EUR/CAD 1.5736 EUR/USD 1.1038 EUR/GBP 0.8352 EUR/CHF 0.9253 EUR/ALL 90.7576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6246 EUR/TRY 55.5927 EUR/JPY 176.36 EUR/CAD 1.5736
₿ CRYPTO
BTC $67,212 ▼ -2.05% ETH $1,899 ▼ -1.81% XRP $0.9826 ▼ -4.25% SOL $75.2700 ▼ -5.72%
S&P 500 7,562 ▼0.4 % DOW 52,348 ▲0.1 % NASDAQ 25,136 ▼0.91 % NAFTA 88.56 ▼0.2 % ARI 3,886 ▲0.03 % S&P 500 7,562 ▼0.4 % DOW 52,348 ▲0.1 % NASDAQ 25,136 ▼0.91 % NAFTA 88.56 ▼0.2 % ARI 3,886 ▲0.03 %
EUR/USD 1.1038 EUR/GBP 0.8352 EUR/CHF 0.9253 EUR/ALL 90.7576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6246 EUR/TRY 55.5927 EUR/JPY 176.36 EUR/CAD 1.5736 EUR/USD 1.1038 EUR/GBP 0.8352 EUR/CHF 0.9253 EUR/ALL 90.7576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6246 EUR/TRY 55.5927 EUR/JPY 176.36 EUR/CAD 1.5736
14 Nën 2026
Breaking
Bota

FOKUS – Barriera gjak-tru një filtër inteligjent që hap rrugë të reja për trajtimin e Alzheimerit

– Një zbulim i ri shkencor po ndryshon mënyrën se si studiuesit e kuptojnë barrierën gjak-tru, strukturën që ndan qarkullimin e gjakut nga truri, sipas Reuters.

Në një studim i publikuar në revistën shkencore “Cell”, shkruhet se kjo barrierë nuk funksionon thjesht si një mur mbrojtës kundër toksinave, por edhe si një filtër inteligjent që përzgjedh proteina të dobishme nga gjaku dhe i transporton drejt qelizave të caktuara të trurit.

Studiuesit nga “Gladstone Institute” në San Francisko, të drejtuar nga Andrew Yang, analizuan 861 proteina të gjakut te minjtë dhe zbuluan se 92 prej tyre ishin në gjendje të kalonin barrierën gjak-tru. Analizat treguan gjithashtu se këto proteina nuk shpërndaheshin rastësisht, por drejtoheshin drejt llojeve të veçanta të qelizave nervore, duke luajtur role të rëndësishme në funksionimin e trurit.

Një nga zbulimet më interesante lidhet me proteinën APOA1, e cila prodhohet kryesisht në mëlçi dhe ndihmon në ruajtjen e lidhjeve të shëndetshme ndërmjet neuroneve. Studiuesit zbuluan se kjo proteinë udhëton nga mëlçia drejt trurit, ku kontribuon në mirëmbajtjen e komunikimit ndërmjet qelizave nervore.

Rëndësia e këtij zbulimi u vu re te minjtë me një formë të sëmundjes së Alzheimerit. Kur transporti i APOA1 drejt trurit u ndërpre, u vu re dobësim i lidhjeve nervore dhe shfaqje e ndryshimeve në sjellje. Në të kundërt, minjtë e modifikuar gjenetikisht për të prodhuar më shumë APOA1 në mëlçi shfaqën më pak shenja të sëmundjes.

Sipas studiuesve, këto rezultate sugjerojnë se Alzheimeri mund të mos jetë vetëm një sëmundje që nis dhe zhvillohet brenda trurit. Ai mund të lidhet edhe me probleme në furnizimin e trurit me proteina mbrojtëse që vijnë nga pjesë të tjera të organizmit. Kjo hap mundësinë që trajtimet e ardhshme të synojnë edhe organe si mëlçia, në vend që të përqendrohen vetëm te truri.

Megjithatë, studiuesit theksojnë se rezultatet janë ende në fazën eksperimentale dhe janë marrë te minjtë. Nevojiten studime të mëtejshme për të përcaktuar nëse i njëjti mekanizëm funksionon te njerëzit dhe nëse mund të shndërrohet në një trajtim efektiv kundër Alzheimerit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.