⛅
Tiranë 15°C · Pjesërisht vranët 07 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.83 ▲0.34%
ARI 4,075 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
₿ CRYPTO
BTC $75,701 ▼ -0.13% ETH $2,236 ▲ +0.21% XRP $1.1556 ▼ -2.7% SOL $89.4100 ▼ -1.34%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
07 Nën 2026
Breaking
Bota

SHBA – Trump: AfD-ja në Gjermani është “në rritje” pas fitores në zgjedhje

UASHINGTON, 9 shtator /ATSH-DPA/- Presidenti amerikan Donald Trump uroi dje partinë e ekstremit të djathtë në Gjermani, Alternativa për Gjermaninë (AfD), për fitoren në zgjedhjet në landin Saksoni-Anhalt, duke deklaruar se partia është “në rritje”.

Në një postim në rrjetin e tij “Truth Social”, Trump e quajti AfD-në një “parti populiste” dhe tha se mbështetësit e saj janë të lodhur nga rregullat “absolutisht të tmerrshme” të Gjermanisë për emigracionin.

Trump shkroi se AfD-ja dhe mbështetësit e saj janë në rritje dhe nuk do ta pranojnë më këtë situatë.

Ai e mbylli postimin me shprehjen “MGGA”, që duket se nënkupton “Make Germany Great Again”, një version i sloganit të tij “Make America Great Again” (MAGA).

Trump reagoi edhe gjatë natës së zgjedhjeve, duke publikuar një grafik që tregonte fitoren e AfD-së në Saksoni-Anhalt.

Marrëdhëniet mes AfD-së dhe administratës amerikane janë afruar, që prej rikthimit të Trump në Shtëpinë e Bardhë.

Bashkëkryetarja e AfD-së, Alice Weidel, e ka cilësuar Trump një model për t’u ndjekur.

Në shkurt 2025, zëvendëspresidenti amerikan JD Vance u takua me Weidel në kuadër të Konferencës së Sigurisë në Mynih.

Vance kritikoi përjashtimin e partive populiste nga skena politike dhe paralajmëroi se kjo mund të nënkuptojë shpërfilljen e vullnetit të miliona votuesve gjermanë.

Trump ka ndjekur gjatë mandatit të dytë, një politikë të ashpër ndaj emigracionit dhe ka kritikuar vazhdimisht politikat e Gjermanisë për azilin dhe migracionin. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.