☀️
Tiranë 21°C · Kthjellët 02 Tetor 2026
S&P 500 7,719 ▲0.68%
DOW 51,091 ▲0.32%
NASDAQ 27,186 ▲1.17%
NAFTA 90.55 ▼2.5%
ARI 4,166 ▼0.86%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1270 EUR/GBP 0.8527 EUR/CHF 0.9378 EUR/ALL 92.1013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.3122 EUR/JPY 177.88 EUR/CAD 1.6028 EUR/USD 1.1270 EUR/GBP 0.8527 EUR/CHF 0.9378 EUR/ALL 92.1013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.3122 EUR/JPY 177.88 EUR/CAD 1.6028
₿ CRYPTO
BTC $85,192 ▲ +0.84% ETH $2,693 ▲ +0.05% XRP $1.5040 ▲ +0.92% SOL $119.8200 ▲ +1.74%
S&P 500 7,719 ▲0.68 % DOW 51,091 ▲0.32 % NASDAQ 27,186 ▲1.17 % NAFTA 90.55 ▼2.5 % ARI 4,166 ▼0.86 % S&P 500 7,719 ▲0.68 % DOW 51,091 ▲0.32 % NASDAQ 27,186 ▲1.17 % NAFTA 90.55 ▼2.5 % ARI 4,166 ▼0.86 %
EUR/USD 1.1270 EUR/GBP 0.8527 EUR/CHF 0.9378 EUR/ALL 92.1013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.3122 EUR/JPY 177.88 EUR/CAD 1.6028 EUR/USD 1.1270 EUR/GBP 0.8527 EUR/CHF 0.9378 EUR/ALL 92.1013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.3122 EUR/JPY 177.88 EUR/CAD 1.6028
02 Tet 2026
Breaking
Bota

SHBA – Trump: Evropa do të vërë në dispozicion rezerva të mëdha nafte për të ulur çmimet

UASHINGTON, 2 tetor /ATSH-DPA/- Presidenti amerikan Donald Trump tha sot, në një postim në rrjetin e tij social “Truth Social”, se vendet evropiane kanë rënë dakord të nxjerrin në treg një sasi shumë të madhe të rezervave të tyre të naftës.

“Evropa sapo ka rënë dakord të nxjerrë në treg një sasi shumë të madhe të naftës (diesel) që mban në rezervat e saj. Procesi do të nisë menjëherë”, tha Trump në “Truth Social”.

Megjithatë, vendet evropiane nuk e kanë konfirmuar ende këtë deklaratë.

Në postimin e tij, Trump nuk sqaroi se cilit institucion po i referohej kur fliste për nxjerrjen e rezervave.

Sipas Komisionit Evropian, përgjegjës për vendimin për nxjerrjen e rezervave të naftës do të ishte Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë (IEA).

Vendet mbajnë rezerva nafte dhe karburantesh për raste emergjente ose kur furnizimi ndërpritet dhe çmimet rriten shumë.

Në këtë rast, ideja është që një pjesë e këtyre rezervave të nxirret në treg për të shtuar sasinë e karburantit në dispozicion dhe për të ndihmuar në uljen e çmimeve.

Pas rritjes së madhe të çmimeve të naftës dhe benzinës, Trump shqyrtoi mundësinë e ndalimit të eksporteve amerikane të naftës drejt Bashkimit Evropian.

Sekretari amerikan i Thesarit, Scott Bessent, tha dje se Evropa duhet të vërë menjëherë në dispozicion sasi shtesë karburanti, me qëllim uljen e çmimeve.

Udhëheqësit e vendeve të G7, grupit që përfshin ekonomitë kryesore të botës, pritet të diskutojnë situatën globale të energjisë në një videokonferencë, bëri të ditur Presidenca franceze.

Sipas Komisionit Evropian, çmimet e naftës në Evropë, janë dyfishuar që nga fillimi i luftës me Iranin në fund të shkurtit, ndërsa çmimet e gazit janë rritur me 140%. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.