Tiranë 24°C · Pjesërisht vranët 21 July 2026
S&P 500 7,443 ▼0.19%
DOW 51,839 ▼0.59%
NASDAQ 25,508 ▼0.05%
NAFTA 82.24 ▼0.29%
ARI 4,030 ▲0.34%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1418 EUR/GBP 0.8497 EUR/CHF 0.9245 EUR/ALL 93.7656 EUR/MKD 61.5332 EUR/RSD 117.3553 EUR/TRY 53.8784 EUR/JPY 185.52 EUR/CAD 1.6049 EUR/USD 1.1418 EUR/GBP 0.8497 EUR/CHF 0.9245 EUR/ALL 93.7656 EUR/MKD 61.5332 EUR/RSD 117.3553 EUR/TRY 53.8784 EUR/JPY 185.52 EUR/CAD 1.6049
₿ CRYPTO
BTC $65,289 ▲ +0.85% ETH $1,910 ▲ +1.91% XRP $1.1152 ▲ +1.5% SOL $78.0000 ▲ +1.7%
S&P 500 7,443 ▼0.19 % DOW 51,839 ▼0.59 % NASDAQ 25,508 ▼0.05 % NAFTA 82.24 ▼0.29 % ARI 4,030 ▲0.34 % S&P 500 7,443 ▼0.19 % DOW 51,839 ▼0.59 % NASDAQ 25,508 ▼0.05 % NAFTA 82.24 ▼0.29 % ARI 4,030 ▲0.34 %
EUR/USD 1.1418 EUR/GBP 0.8497 EUR/CHF 0.9245 EUR/ALL 93.7656 EUR/MKD 61.5332 EUR/RSD 117.3553 EUR/TRY 53.8784 EUR/JPY 185.52 EUR/CAD 1.6049 EUR/USD 1.1418 EUR/GBP 0.8497 EUR/CHF 0.9245 EUR/ALL 93.7656 EUR/MKD 61.5332 EUR/RSD 117.3553 EUR/TRY 53.8784 EUR/JPY 185.52 EUR/CAD 1.6049
21 Jul 2026
Breaking
Bota

SHBA – Trump: Goditëm Iranin për nder të ushtarakëve të vrarë amerikanë

UASHINGTON, 20 korrik  /ATSH-DPA/ – Presidenti amerikan Donald Trump, deklaroi dje në mesnatë se sulmet e fundit ndaj objektivave në Iran u kryen si përgjigje ndaj vrasjes së ushtarakëve amerikanë në rajon.

“Pikërisht ata njerëz të mëdhenj, ata patriotë të mëdhenj, po luftonin që Irani të mos ketë armë bërthamore”, tha  presidenti Trump para gazetarëve pas kthimit nga finalja e Kupës së Botës FIFA. “Ne i goditëm shumë fort përsëri sonte”, shtoi ai.

Presidenti amerikan theksoi se sulmet u kryen për nder të ushtarakëve të rënë.

Trump pretendoi gjithashtu se Irani ka pësuar humbje të rënda ushtarake gjatë konfliktit.

“Ata kanë humbur pothuajse gjithçka nga ana ushtarake. U kanë mbetur shumë pak. Kanë ende disa raketa, disa dronë dhe një kapacitet të kufizuar prodhimi, por jo shumë,” u shpreh ai.

Presidenti amerikan deklaroi gjithashtu se Shtetet e Bashkuara kontrollojnë Ngushticën e Hormuzit.

“Ne e kontrollojmë ngushticën. Ata nuk kontrollojnë asgjë. Do të shohim se çfarë do të ndodhë”, tha Trump.

Megjithatë, Irani e kundërshton këtë pretendim, duke deklaruar se një marrëveshje kuadër e arritur në mesin e muajit qershor i jep Teheranit përgjegjësinë ekskluzive për administrimin e kësaj rruge strategjike detare.

Konflikti për Ngushticën e Hormuzit, një korridor jetik për transportin global të energjisë, është përshkallëzuar sërish që nga fillimi i muajit.

Gjatë javës së fundit, SHBA-ja ka regjistruar numrin më të lartë të humbjeve ushtarake në këtë konflikt. Të shtunën, ushtria amerikane njoftoi vdekjen e dy ushtarakëve në sulme iraniane, viktimat e para të raportuara që nga fazat e hershme të konfliktit.

Komanda Qendrore e SHBA-së (CENTCOM) konfirmoi dje se një tjetër ushtarak amerikan humbi jetën të shtunën në veri të Irakut, gjatë çaktivizimit të municioneve të pashpërthyera nga një dron iranian i rrëzuar. Me këtë rast, numri i ushtarakëve amerikanë të vrarë në konflikt ka arritur në 17 veta./  /Ad.Ab./ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.