☀️
Tiranë 18°C · Kthjellët 06 Nëntor 2026
S&P 500 7,354 ▼4.36%
DOW 51,523 ▼3.44%
NASDAQ 24,315 ▼5.52%
NAFTA 90.72 ▲0.22%
ARI 4,076 ▼0.91%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708 EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708
₿ CRYPTO
BTC $76,164 ▼ -5.12% ETH $2,240 ▼ -7.36% XRP $1.1977 ▼ -9.13% SOL $90.1400 ▼ -6.73%
S&P 500 7,354 ▼4.36 % DOW 51,523 ▼3.44 % NASDAQ 24,315 ▼5.52 % NAFTA 90.72 ▲0.22 % ARI 4,076 ▼0.91 % S&P 500 7,354 ▼4.36 % DOW 51,523 ▼3.44 % NASDAQ 24,315 ▼5.52 % NAFTA 90.72 ▲0.22 % ARI 4,076 ▼0.91 %
EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708 EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708
06 Nën 2026
Breaking
Bota

SHBA – Trump: Lufta në Ukrainë duhet të marrë fund

UASHINGTON, 22 shtator /ATSH-ANSA/ – Kjo luftë absurde dhe e pafundme me Ukrainën duhet të marrë fund, është paralajmërimi i dhënë nga presidenti amerikan Donald Trump, ndërsa në Nju-Jork po zhvillohet një sërë takimesh në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

“Për shkak të luftës me Ukrainën, Rusia ka humbur kontrollin mbi industrinë e saj të naftës ‘diesel’. Shumë nga rafineritë e saj të naftës janë shkatërruar dhe janë, të paktën përkohësisht, jashtë funksionit”, deklaroi Trump në platformën e tij të rrjeteve sociale ‘Truth’.

Këtu buron edhe thirrja që kreu i Shtëpisë së Bardhë i drejtoi Moskës për t’i dhënë fund konfliktit – një thirrje që u mbështet menjëherë nga Volodymyr Zelensky.

“Po, vërtet, kjo luftë ruse kundër Ukrainës dhe kundër arsyes së shëndoshë duhet të marrë fund,” shkroi presidenti ukrainas në X, duke shtuar se “ka gjithashtu ide në tryezë për ta afruar paqen, duke filluar me hapa të fuqishëm për uljen e tensioneve.”

Megjithatë, Trump kishte bërë një kërkesë po aq urgjente gjatë një telefonate me vetë Zelenskyn të dielën.

Sipas Axios, presidenti amerikan – i shqetësuar thellësisht për rritjen e çmimeve globale të karburantit, dhe rrjedhimisht të çmimeve në SHBA, vetëm pak javë para zgjedhjeve të ndërmjetme – i kërkoi vazhdimisht liderit ukrainas të ndalonte sulmet ndaj rafinerive ruse.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.