SHBA – Trump mbështet rizgjedhjen e Netanyahut nëntë ditë para zgjedhjeve në Izrael
– Presidenti amerikan, Donald Trump, ka shprehur mbështetjen e tij për rizgjedhjen e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, vetëm nëntë ditë para zgjedhjeve parlamentare në Izrael, të planifikuara për 27 tetor, sipas “Reuters”.
Në një mesazh të publikuar në platformën e tij Truth Social, Trump e cilësoi Netanyahun “një kryeministër të madh në kohë lufte” dhe një partner të rëndësishëm në përballjen me Iranin.
Presidenti amerikan vlerësoi gjithashtu qëndrueshmërinë e Netanyahut përballë kundërshtimeve, përfshirë ato brenda vetë Izraelit, dhe deklaroi se mbështet plotësisht rizgjedhjen e tij.
Trump paralajmëroi se, nëse Izraeli zgjedh një udhëheqës tjetër, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mund të duhet të përballen të vetme me Iranin.
Mbështetja publike vjen pas disa muajsh gjatë të cilëve Trump kishte shmangur deklaratat e qarta në favor të Netanyahut, ndërsa dy udhëheqësit kishin shfaqur mosmarrëveshje lidhur me zhvillimet ushtarake në Iran dhe Liban, si dhe për planin amerikan për armëpushim në Gaza.
Netanyahu e falënderoi Trump për mbështetjen dhe bashkëpunimin, duke deklaruar se të dyja palët do ta përfundojnë misionin së bashku.
Zgjedhjet e 27 tetorit do të jenë të parat zgjedhje të përgjithshme në Izrael që nga sulmi i Hamasit më 7 tetor 2023.
Gara pritet të jetë e ngushtë dhe ende nuk është e qartë se cili bllok politik do të sigurojë shumicën e nevojshme për të formuar qeverinë.
Nuk dihet ende se çfarë ndikimi do të ketë mbështetja e Trumpit te votuesit izraelitë. /



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.