☁️
Tiranë 17°C · Vranët 01 Nëntor 2026
S&P 500 —
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
₿ CRYPTO
BTC $77,982 ▲ +0.7% ETH $2,271 ▲ +1.13% XRP $1.2552 ▲ +0.62% SOL $95.4000 ▼ -0.43%
S&P 500 — DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 — DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
01 Nën 2026
Breaking
Bota

SHBA – Trump nderon Lindsey Graham në ceremoninë përkujtimore

– Presidenti i SHBA-së, Donald Trump i bëri homazhe senatorit republikan të ndjerë, Lindsey Graham gjatë një ceremonie përkujtimore të mbajtur dje në Katedralen Kombëtare të Uashingtonit.

“Për më shumë se 30 vjet, asgjë me rëndësi nuk ndodhte në këtë kryeqytet pa e ditur Lindsey Graham dhe asgjë me peshë në botë, nuk ndodhte pa pasur ai një qëndrim për të”, tha Trump për aleatin e tij.

Ai e përshkroi Graham si, një mik të dashur, një vëlla të përkushtuar, një burrë shteti të respektuar, një figurë gjigante të Senatit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe një amerikan të jashtëzakonshëm.

Graham ndërroi jetë në fillim të këtij muaji, në moshën 71-vjeçare, si pasojë e komplikacioneve të shkaktuara nga një sëmundje e enëve të gjakut.

Ai u zgjodh për herë të parë, në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA-së në vitin 1994, duke përfaqësuar shtetin e Karolinës së Jugut, ndërsa në vitin 2003 u bë anëtar i Senatit.

Graham konsiderohej një njohës me përvojë i politikës së jashtme dhe ishte i angazhuar në çështje, që lidhen me zonat kryesore të konflikteve.

Vetëm pak ditë para vdekjes, ai ndodhej në Kiev, ku i tha presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, se Shtëpia e Bardhë mbështeste projektligjin e ri për vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë.

Ai kishte bërë gjithashtu thirrje për ndryshim të regjimit në Iran dhe kishte mbështetur sulmet ushtarake të SHBA-së dhe Izraelit ndaj këtij vendi.

Në ceremoninë përkujtimore morën pjesë edhe kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu dhe presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, të cilët më herët gjatë ditës zhvilluan takime dypalëshe me Trump në Shtëpinë e Bardhë. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.