VIDEO-LAJM/ Klevis Balliu nuk arrin dot të mohojë a e kanë hedhur në Lanë
Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, u përpoq disa herë të shmangte pyetjen direkte të përsëritur nga paneli i studios në emisionin “Top Story” mbrëmjen e djeshme, nëse ishte ai që kishte përfunduar në lumin e Lanës pasi u kundërshtua dhe sulmua nga një grup protestuesish që nuk e donin mes tyre.
Për situatën e krijuar gjatë protestës dhe videon e regjistruar pranë lumit të Lanës ai bëri përgjegjës Policinë e Shtetit, Operacionalen si dhe segmente rivale politike, përfshi edhe kreun e grupit të PS, Taulant Balla, ndaj të cilit përdori edhe fyerje.
Gjithsesi shmangia e tij ndaj pyetjeve të përsëritura të moderatores dhe të ftuarve, la të kuptohej se personi që u lag duke kaluar Lanën me vrap dhe nën frikë ishte pikërisht ai, siç e tregon edhe video.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.