☀️
Tiranë 31°C · Kthjellët 29 July 2026
S&P 500 7,383 ▼0.62%
DOW 51,984 ▼1.45%
NASDAQ 24,730 ▼0.59%
NAFTA 84.39 ▲6.47%
ARI 4,100 ▲0.03%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1381 EUR/GBP 0.8564 EUR/CHF 0.9324 EUR/ALL 93.6808 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4207 EUR/TRY 53.9310 EUR/JPY 186.47 EUR/CAD 1.6051 EUR/USD 1.1381 EUR/GBP 0.8564 EUR/CHF 0.9324 EUR/ALL 93.6808 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4207 EUR/TRY 53.9310 EUR/JPY 186.47 EUR/CAD 1.6051
₿ CRYPTO
BTC $64,036 ▲ +0.6% ETH $1,904 ▲ +0.24% XRP $1.0760 ▲ +1.77% SOL $73.4600 ▼ -0.31%
S&P 500 7,383 ▼0.62 % DOW 51,984 ▼1.45 % NASDAQ 24,730 ▼0.59 % NAFTA 84.39 ▲6.47 % ARI 4,100 ▲0.03 % S&P 500 7,383 ▼0.62 % DOW 51,984 ▼1.45 % NASDAQ 24,730 ▼0.59 % NAFTA 84.39 ▲6.47 % ARI 4,100 ▲0.03 %
EUR/USD 1.1381 EUR/GBP 0.8564 EUR/CHF 0.9324 EUR/ALL 93.6808 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4207 EUR/TRY 53.9310 EUR/JPY 186.47 EUR/CAD 1.6051 EUR/USD 1.1381 EUR/GBP 0.8564 EUR/CHF 0.9324 EUR/ALL 93.6808 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4207 EUR/TRY 53.9310 EUR/JPY 186.47 EUR/CAD 1.6051
29 Jul 2026
Breaking
Bota

SHBA – Trump premton goditje të ashpër ndaj Iranit pas sulmit me raketa ndaj forcave amerikane

UASHINGTON, 29 korrik /ATSH-DPA/ – Presidenti amerikan Donald Trump, premtoi sot një përgjigje të fortë ushtarake ndaj sulmeve të reja me raketa të Iranit kundër forcave amerikane në Lindjen e Mesme.

Në një intervistë për “Fox News”, ai deklaroi se Shtetet e Bashkuara do të godasin rëndë Iranin, duke paralajmëruar pasoja të rënda.

Komanda Qendrore Amerikane (CENTCOM) njoftoi se Irani lëshoi disa raketa balistike drejt forcave amerikane në rajon, pa bërë të ditur se cilat baza ushtarake ishin objektivi.

Sipas ushtrisë amerikane, të gjitha raketat u interceptuan me sukses dhe nuk u raportuan dëme apo viktima.

Presidenti Trump tha se forcat amerikane kishin vetëm pak minuta kohë për t’iu përgjigjur sulmit të befasishëm, duke e cilësuar situatën si shumë serioze dhe duke theksuar se SHBA-ja nuk do të tolerojë sulme të tilla.

Mediat shtetërore iraniane transmetuan më vonë një deklaratë të Gardës Revolucionare Islamike, sipas së cilës objektiv ishte një bazë ushtarake amerikane në Jordani.

Forcat e armatosura jordaneze njoftuan se kishin interceptuar pesë raketa të lëshuara nga Irani drejt territorit të tyre.

Ndërkohë, në një tjetër përshkallëzim të tensioneve, forcat amerikane dhe ato saudite kryen gjatë natës sulme të përbashkëta ndaj objekteve të një grupi militant të lidhur me Iranin në lindje të Irakut.

Sipas CENTCOM, avionët luftarakë goditën depo armësh dhe qendra logjistike të përdorura nga ky grup.

Ministria saudite e Mbrojtjes deklaroi se objektivat ishin pozicione të milicive që më parë ishin përdorur për sulme kundër infrastrukturës së naftës në Arabinë Saudite.

Trump i përshkroi këto milici si “një kancer” dhe tha se operacioni ushtarak ishte koordinuar me qeverinë irakiane./  /Ad.Ab./  a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.