⛅
Tiranë 14°C · Pjesërisht vranët 07 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.83 ▲0.34%
ARI 4,075 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
₿ CRYPTO
BTC $75,762 ▲ +0.12% ETH $2,237 ▲ +0.54% XRP $1.1583 ▼ -2.49% SOL $89.5400 ▼ -0.73%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
07 Nën 2026
Breaking
Bota

SHBA – Trump: Putini “dëshiron të arrijë një marrëveshje” me Ukrainën

UASHINGTON, 10 shtator /ATSH-DPA/- Presidenti i SHBA-së, Donald Trump tha se homologu i tij rus, Vladimir Putin dëshiron të arrijë një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

Duke iu përgjigjur dje një pyetjeje lidhur me biseden e tij telefonike me presidentin rus, Vladimir Putin, Trump tha se të dy udhëheqësit kishin zhvilluar një “bisedë të mirë”.

Trump tha gjithashtu se mund të zhvillohet një takim tripalësh mes tij, Putinit dhe presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky.

“Nëse Zelensky dëshiron të arrijë një marrëveshje, kjo do të ishte shumë e mirë”, tha presidenti amerikan.

Deklaratat e Trump vijnë pasi dy ndërmjetësuesit amerikanë, Steve Witkoff dhe Jared Kushner, udhëtuan fundjavën e kaluar në Moskë dhe Kiev për të zhvilluar bisedime.

Megjithatë, deri tani nuk është raportuar ndonjë progres i madh drejt një marrëveshjeje paqeje, për t’i dhënë fund konfliktit që vazhdon prej vitesh.

Kremlini tha se gjatë bisedës telefonike, Putini e kishte siguruar Trump se Rusia nuk kishte “plane agresive” ndaj Evropës.

Këshilltari i Putinit për politikën e jashtme, Yuri Ushakov tha se presidenti rus i kishte dhënë Trump një pasqyrë të detajuar të situatës në frontin e luftës.

Sipas tij, Putini shpjegoi gjithashtu se çfarë mund të bëjë konkretisht SHBA-ja, për të ndihmuar në përfundimin e luftimeve sa më shpejt.

Rusia nisi pushtimin në shkallë të gjerë të Ukrainës në shkurt 2022.

Përpjekjet e Uashingtonit për të ndërmjetësuar për përfundimin e luftës janë shtuar që prej rikthimit të Trumpit në Shtëpinë e Bardhë vitin e kaluar.

Vitin e kaluar, Trump dhe Putin u takuan në Alaskë. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.