☁️
Tiranë 17°C · Vranët 13 Tetor 2026
S&P 500 7,807 ▼0.06%
DOW 51,851 ▲0.38%
NASDAQ 27,246 ▼0.44%
NAFTA 92.05 ▼1.8%
ARI 4,210 ▲0.46%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1171 EUR/GBP 0.8451 EUR/CHF 0.9313 EUR/ALL 91.6693 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3987 EUR/TRY 55.1128 EUR/JPY 177.09 EUR/CAD 1.5944 EUR/USD 1.1171 EUR/GBP 0.8451 EUR/CHF 0.9313 EUR/ALL 91.6693 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3987 EUR/TRY 55.1128 EUR/JPY 177.09 EUR/CAD 1.5944
₿ CRYPTO
BTC $84,077 ▲ +0.52% ETH $2,534 ▼ -0.82% XRP $1.3813 ▼ -1.91% SOL $108.7400 ▼ -3.02%
S&P 500 7,807 ▼0.06 % DOW 51,851 ▲0.38 % NASDAQ 27,246 ▼0.44 % NAFTA 92.05 ▼1.8 % ARI 4,210 ▲0.46 % S&P 500 7,807 ▼0.06 % DOW 51,851 ▲0.38 % NASDAQ 27,246 ▼0.44 % NAFTA 92.05 ▼1.8 % ARI 4,210 ▲0.46 %
EUR/USD 1.1171 EUR/GBP 0.8451 EUR/CHF 0.9313 EUR/ALL 91.6693 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3987 EUR/TRY 55.1128 EUR/JPY 177.09 EUR/CAD 1.5944 EUR/USD 1.1171 EUR/GBP 0.8451 EUR/CHF 0.9313 EUR/ALL 91.6693 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3987 EUR/TRY 55.1128 EUR/JPY 177.09 EUR/CAD 1.5944
13 Tet 2026
Breaking
Bota

SHBA – Trump: Ukraina duhet të bëjë më shumë për të arritur një marrëveshje me Rusinë

UASHINGTON, 13 tetor /ATSH-DPA/ – Presidenti amerikan Donald Trump nuk ka treguar gatishmëri për të ushtruar presion më të madh ndaj Rusisë për luftën në Ukrainë, pavarësisht kritikave ndaj qasjes së tij të fundit.
Përkundrazi, ai ka lënë të kuptohet se Ukraina duhet të bëjë më shumë për të arritur një marrëveshje.

I pyetur nga një gazetar për sulmet ruse ndaj objekteve energjetike, pavarësisht armëpushimit që kishte shpallur vetë, Trump u përgjig ”do të më duhet ta shqyrtoj dhe të shoh, sepse ka pasur shkelje nga të dyja palët”.

Kur u pyet se si synonte ta bindte presidentin rus Vladimir Putin të respektonte armëpushimin, Trump deklaroi se, sipas tij, Putini dëshiron të arrijë një marrëveshje dhe se duhet bindur edhe presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky që të dëshirojë një marrëveshje të tillë.

I pyetur më tej se përse besonte se Putini ishte i interesuar për një marrëveshje, ndërkohë që sulmet ndaj Ukrainës vazhdonin, Trump shmangu sërish kritikat ndaj Kremlinit.

“Mendoj se do të arrijnë një marrëveshje. Në fakt, mendoj se Putini dëshiron një marrëveshje më shumë se Zelensky”, tha ai./ /Ad.Ab./ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.