SHBA – Trump: Zgjedhjet e mesmandatit më të rëndësishmet e jetës sonë
UASHINGTON, 2 nëntor /ATSH-AFP/ – Presidenti amerikan, Donald Trump deklaroi sot se ”zgjedhjet e nesërme të mesmandatit janë më të rëndësishmet e jetës sonë”.
Kjo është një përpjekje e fundit për të mbledhur mbështetësit e tij para zgjedhjeve, të cilat opozita demokrate shpreson t’i fitojë.
“Jemi në prag të zgjedhjeve të mesit të mandatit, më të rëndësishmet, mendoj, të jetës sonë”, tha presidenti amerikan, i cili më parë kishte kaluar rreth 25 minuta duke lavdëruar në detaje rinovimin e një pishine të madhe reflektuese në Uashington D.C., para së cilës mbajti fjalimin e tij./ /Ad.Ab./ a.jor.
Tema:
kryesore



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.