☁️
Tiranë 20°C · Vranët 09 Tetor 2026
S&P 500 7,804 ▲0.5%
DOW 51,568 ▲0.66%
NASDAQ 27,345 ▲0.56%
NAFTA 91.80 ▲0.34%
ARI 4,218 ▲1.46%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1208 EUR/GBP 0.8476 EUR/CHF 0.9328 EUR/ALL 91.7138 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3722 EUR/TRY 55.2355 EUR/JPY 176.99 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1208 EUR/GBP 0.8476 EUR/CHF 0.9328 EUR/ALL 91.7138 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3722 EUR/TRY 55.2355 EUR/JPY 176.99 EUR/CAD 1.5951
₿ CRYPTO
BTC $82,970 ▲ +2.43% ETH $2,498 ▲ +3.09% XRP $1.3864 ▲ +2.91% SOL $110.0300 ▲ +1.77%
S&P 500 7,804 ▲0.5 % DOW 51,568 ▲0.66 % NASDAQ 27,345 ▲0.56 % NAFTA 91.80 ▲0.34 % ARI 4,218 ▲1.46 % S&P 500 7,804 ▲0.5 % DOW 51,568 ▲0.66 % NASDAQ 27,345 ▲0.56 % NAFTA 91.80 ▲0.34 % ARI 4,218 ▲1.46 %
EUR/USD 1.1208 EUR/GBP 0.8476 EUR/CHF 0.9328 EUR/ALL 91.7138 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3722 EUR/TRY 55.2355 EUR/JPY 176.99 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1208 EUR/GBP 0.8476 EUR/CHF 0.9328 EUR/ALL 91.7138 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3722 EUR/TRY 55.2355 EUR/JPY 176.99 EUR/CAD 1.5951
09 Tet 2026
Breaking
Bota

SHBA – Uragani “Isaias” arrin kategorinë 3 dhe kërcënon brigjet jugore

UASHINGTON, 9 tetor /ATSH-AFP/ – Uragani “Isaias” rriti sot fuqinë duke arritur kategorinë 3 në një shkallë me pesë kategori, ndërsa i afrohej jugut të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të cilin mund ta godasë drejtpërdrejt sot në mbrëmje ose nesër në mëngjes.

Me erëra të qëndrueshme që arrijnë shpejtësinë 195 kilometra në orë, “Isaias” klasifikohet tashmë si një uragan i fuqishëm i kategorisë 3 në shkallën ”Saffir-Simpson”, njoftoi Qendra Kombëtare e Uraganeve në SHBA (NHC).

Sipas meteorologëve amerikanë, uragani pritet të dalë në tokë në Florida, Alabama ose Misisipi, nga mbrëmja e sotme deri të shtunën.

Ai mund të sjellë erëra shkatërruese, dallgë të fuqishme dhe reshje jashtëzakonisht të dendura, duke rritur rrezikun e përmbytjeve të mëdha dhe dëmeve materiale.

Përballë rrezikut, autoritetet amerikane kanë njoftuar evakuimet e para në zonat bregdetare dhe presin ndërprerje të konsiderueshme të aktivitetit në sektorin e hidrokarbureve në Gjirin e Meksikës.

“Po e marrim këtë stuhi shumë, shumë seriozisht”, deklaroi sot guvernatori i Floridës, Ron DeSantis, gjatë një konference për shtyp, duke paralajmëruar për “dëme të konsiderueshme” përgjatë bregdetit.

“Isaias” është uragani i parë i sezonit në Atlantik, ku aktiviteti ciklonik, i cili nis më 1 qershor dhe zgjat deri në fund të nëntorit, ka qenë jashtëzakonisht i ulët për shkak të fenomenit klimatik El Nino. /Ad.Ab./ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.