☁️
Tiranë 17°C · Vranët 01 Nëntor 2026
S&P 500 —
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
₿ CRYPTO
BTC $77,982 ▲ +0.7% ETH $2,271 ▲ +1.13% XRP $1.2552 ▲ +0.62% SOL $95.4000 ▼ -0.43%
S&P 500 — DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 — DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
01 Nën 2026
Breaking
Bota

SHBA – Zelensky: Trump pranoi t’i japë Ukrainës licensa për prodhimin e raketave “Patriot”

UASHINGTON, 29 korrik /ATSH-DPA/- Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka rënë dakord t’i japë Ukrainës licensa për prodhimin e raketave interceptuese “Patriot”, njoftoi dje në mbrëmje presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky. 

Ky hap mund ta ndihmojë Kievin të rrisë prodhimin vendas të raketave të mbrojtjes ajrore, të cilat i konsideron jetike për t’u përballur me sulmet ruse.

“Sot patëm një takim shumë të mirë me presidentin Trump. Ai pranoi të na japë licensat”, tha Zelensky në një intervistë për “Fox News”.

Sistemet “Patrio”  janë aktualisht mbrojtja e vetme efektive e Ukrainës kundër raketave balistike ruse. 

Zelensky kishte paralajmëruar më herët këtë vit se vendi po përballej me mungesë të raketave interceptuese, ndërsa fushata ushtarake amerikane kundër Iranit ka shtuar më tej presionin mbi rezervat globale të këtij armatimi.

Më herët, pas takimit me Trump në Shtëpinë e Bardhë, Zelensky ishte shprehur më i rezervuar. 

Ai bëri të ditur në një postim në platformën X se, me presidentin amerikan kishte diskutuar për forcimin e mbrojtjes ajrore të Ukrainës ndaj sulmeve raketore ruse.

“Diskutuam për licensat për prodhimin e raketave interceptuese “Patriot” dhe për disa ide të tjera që mund të ndihmojnë Ukrainën”, shkroi ai.

Edhe më herët këtë muaj, Trump deklaroi se Kievi do të merrte leje për të prodhuar raketa për sistemin e mbrojtjes ajrore “Patriot” në territorin ukrainas.

“Besoj se do ta realizojmë këtë marrëveshje. Do t’ju japim licensën për të prodhuar raketa “Patriot”, tha Trump pas takimit me Zelensky në samitin e NATO-s në Ankara.

Takimi i djeshëm, i zhvilluar me dyer të mbyllura, zgjati rreth një orë, sipas medieve  amerikane. 

Trump shkroi në platformën e tij “Truth Social” se bisedimet kishin shkuar “shumë mirë”, ndërsa edhe Zelensky e cilësoi takimin si “shumë të mirë” gjatë intervistës për “Fox News”. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.