Shefi trafikut në Komisariatin e Malësisë së Madhe, përplas për vdekje nje qytetar
Një aksident me pasojë vdekjen e një personë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në në aksin rrugor Shkodër-Velipojë.
Aksidenti ka ndodhur në orën 1:15 të mëngjesit, ku një automjet tip “Benz” ka përplasur një motoçikletë.
Për pasojë, ka gjetur vdekjen drejtuesi i motoçikletës, Prekë Kokli, 60 vjeç.
Policia ka shoqëruar në Komisariat drejtuesin e mjetit, Përparim Papa, i cili është komandant trafiku në Komisariatin e Malësisë së Madhe.
Papa ka dhënë sqarime në Polici, duke thënë se shkak i aksidentit ka qenë mungesa e ndriçimit në rrugë.
Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
NJOFTIMI I POLICISË:
Një aksident i rende me pasoje vdekjen ka ndodhur ne aksin Shkodër-Velipoje. Ka qene ora 1:15 e 26 korrikut kur një motoçiklete është përplasur me një makine.
Nga ky aksident ka humbur jetën drejtuesi i motoçikletës, shtetasi Preke Kokli, 60 vjeç banues ne Velipoje. 60 vjeçari është përplasur me një mjet tip Benz me targe AA 798 FI me te cilën po udhëtonte shtetasi Përparim Papa, ky i fundit me pozicion komandant trafiku ne komisariatin e policisë Malesi e Madhe.
Shtetasi Preke Kokli ka gjetur vdekjen e menjëhershme ndërsa drejtuesi i mjetit është shoqëruar ne posten e policisë ne Velipoje për te dhëne sqarime mbi aksidentin.
Shkaku kryesor i këtij aksidenti me pasoje është mungesa e ndriçimit ne aksin Shkodër-Velipoje.