🌤️
Tiranë 27°C · Kryesisht kthjellët 28 May 2026
S&P 500 7,561 ▲0.54%
DOW 50,643 ▼0%
NASDAQ 26,885 ▲0.79%
NAFTA 88.90 ▲0.25%
ARI 4,539 ▲1.28%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1631 EUR/GBP 0.8660 EUR/CHF 0.9153 EUR/ALL 95.4156 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4121 EUR/TRY 53.3666 EUR/JPY 185.47 EUR/CAD 1.6088 EUR/USD 1.1631 EUR/GBP 0.8660 EUR/CHF 0.9153 EUR/ALL 95.4156 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4121 EUR/TRY 53.3666 EUR/JPY 185.47 EUR/CAD 1.6088
₿ CRYPTO
BTC $73,476 ▼ -2.14% ETH $2,016 ▼ -2.24% XRP $1.3265 ▲ +0.12% SOL $82.2600 ▼ -1.72%
S&P 500 7,561 ▲0.54 % DOW 50,643 ▼0 % NASDAQ 26,885 ▲0.79 % NAFTA 88.90 ▲0.25 % ARI 4,539 ▲1.28 % S&P 500 7,561 ▲0.54 % DOW 50,643 ▼0 % NASDAQ 26,885 ▲0.79 % NAFTA 88.90 ▲0.25 % ARI 4,539 ▲1.28 %
EUR/USD 1.1631 EUR/GBP 0.8660 EUR/CHF 0.9153 EUR/ALL 95.4156 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4121 EUR/TRY 53.3666 EUR/JPY 185.47 EUR/CAD 1.6088 EUR/USD 1.1631 EUR/GBP 0.8660 EUR/CHF 0.9153 EUR/ALL 95.4156 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4121 EUR/TRY 53.3666 EUR/JPY 185.47 EUR/CAD 1.6088
28 May 2026
Breaking
Politika

Shehi: Opozita ka nevojë për lidership të ri dhe lista të hapura

Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi, i ftuar në emisionin “Ditari i Pasdites” në A2 CNN me gazetarin Pandi Gjata, foli për reformën zgjedhore dhe zhvillimet në opozitë.

Shehi deklaroi se mbështet grupin e opozitës që po negocion për reformën zgjedhore, duke theksuar se prioritet mbeten listat e hapura, votimi dhe numërimi elektronik për të garantuar zgjedhje të ndershme.

“Ne i kemi dhënë grupit të negociatorëve mbështetjen tonë për të çuar përpara idenë e listave të hapura, votimit dhe numërimit elektronik që të mos vidhen votat. Këto janë bazat tona”, u shpreh Shehi.

Ai kundërshtoi gjithashtu rritjen e pragut elektoral për partitë e vogla, duke kërkuar që ai të mbetet në nivelin aktual.

“Kërkojmë që pragu për partitë e vogla të lihet aty ku është, 2.2%. Nuk ka pse të bëhet 5%, sepse pastaj bëhet përjashtues. Ligji i detyron partitë e vogla të futen në një thes të përbashkët ose të zhduken”, deklaroi ai.

I pyetur për zgjedhjet në Partinë Demokratike dhe të ardhmen e opozitës, Shehi tha se gara brenda PD-së është e kotë pasi, sipas tij, drejtimi i partisë do të mbetet në duart e Sali Berishës.

“Unë them se janë lodhur kot me këtë punë. Atje dihet, është Berisha dhe ai do të rrijë”, tha Shehi.

Sipas tij, opozita duhet të mendojë për një lidership të ri dhe të pranueshëm nga ndërkombëtarët, me ide të reja politike.

“Berisha ka rolin e vet, por nuk mund të jetë faktori determinant, sepse nuk po mbahet përgjegjësi për humbjet. Siç është Rama 13 vite në pushtet, ata që kanë drejtuar opozitën duhet të ndjejnë përgjegjësinë që u bënë 16 vite në opozitë. Opozita nuk është vetëm për hallet e këtyre”, përfundoi Shehi.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.