☀️
Tiranë 18°C · Kthjellët 10 June 2026
S&P 500 7,387 ▼0.26%
DOW 50,872 ▲0.17%
NASDAQ 25,679 ▼0.97%
NAFTA 89.13 ▲1.05%
ARI 4,198 ▼2.07%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104
₿ CRYPTO
BTC $61,533 ▼ -2.08% ETH $1,635 ▼ -2.09% XRP $1.1224 ▼ -2.77% SOL $64.7200 ▼ -1.85%
S&P 500 7,387 ▼0.26 % DOW 50,872 ▲0.17 % NASDAQ 25,679 ▼0.97 % NAFTA 89.13 ▲1.05 % ARI 4,198 ▼2.07 % S&P 500 7,387 ▼0.26 % DOW 50,872 ▲0.17 % NASDAQ 25,679 ▼0.97 % NAFTA 89.13 ▲1.05 % ARI 4,198 ▼2.07 %
EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104
10 Jun 2026
Breaking
Arte

Shehu nderohet me çmim special në “Prix Méditerranée Etranger

 

Prix Méditerranée Etranger është një nga çmimet letrare më të rëndësishme që jepet çdo vit në Francë për letërsinë e përkthyer. Fitues, ndër të tjerë, gjatë viteve: Ismail Kadare, Umberto Eco, Jashar Qemal, Orhan Pamuk, Claudio Magris, etj.

Bashkim Shehu dhe romani i tij “Loja, shembja e qiellit” pasi fitoi çmimin letrar “Balkanika” dhe u botua në Francë, u përfshi në konkurrimin për Prix Méditerranée Etranger 2018, ku edhe meritoi Vlerësimin Special të jurisë.

Prix Méditerranée Etranger është një nga çmimet letrare më të rëndësishme që jepet çdo vit në Francë për letërsinë e përkthyer. Fitues, ndër të tjerë, gjatë viteve: Ismail Kadare, Umberto Eco, Jashar Qemal, Orhan Pamuk, Claudio Magris etj. Këtë vit ky çmim iu dha shkrimtarit amerikan Daniel Mendelsohn, fitues gjithashtu i shumë çmimeve të tjera me prestigj, amerikanë ose ndërkombëtarë, dhe një nga kontribuuesit kryesorë në New York Review of Books.

Ndërsa romanit “Loja, shembja e qiellit” iu dha “Vlerësimi special i jurisë”, që kryesohej nga anëtari i Akademisë Franceze Dominique Fernandez. Është hera e dytë, në 27 edicionet e këtij çmimi, që krahas fituesit jepet një vlerësim i tillë. Libri flet për dramën psikologjike të një të riu në një raport problematik me autoritetin atëror, me autoritetin pushtetor dhe me autoritetin e Zotit.

Rini e ndërprerë, dëshira dhe dashuri të gjymtuara: i përndjekur nën diktaturë me internim dhe me burg, i çorientuar në post – diktaturë, i rrethuar “nga një valle marramendëse fantazmash që e ka ndjekur gjithë jetën”, siç thuhet në roman, kërkon rrugëdalje nëpërmjet fesë dhe nuk arrin të besojë. Është miqësuar ndërkaq me një prift françeskan, bashkëvuajtës i tij, tek i cili gjen mbështetje shpirtërore. Dhe dikur, mbas burgut, vendos të shpaguhet për mikun: një shpagim pa dhunë, e megjithatë i tmerrshëm, i pamëshirshëm. A mund t’i shkojë gjer në fund asaj që ka vendosur?

Në fabulën e romanit ndërthuren skena të dy epokave, duke përfshirë edhe ngjarje reale të futjes së armëve në Kuvendin Françeskan të Shkodrës nga Sigurimi i Shtetit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.