☁️
Tiranë 23°C · Vranët 10 Tetor 2026
S&P 500 7,812 ▲0.59%
DOW 51,655 ▲0.83%
NASDAQ 27,366 ▲0.64%
NAFTA 91.85 ▲0.39%
ARI 4,216 ▲1.43%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1206 EUR/GBP 0.8471 EUR/CHF 0.9305 EUR/ALL 91.7741 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4011 EUR/TRY 55.2478 EUR/JPY 177.32 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1206 EUR/GBP 0.8471 EUR/CHF 0.9305 EUR/ALL 91.7741 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4011 EUR/TRY 55.2478 EUR/JPY 177.32 EUR/CAD 1.5967
₿ CRYPTO
BTC $82,848 ▲ +0.19% ETH $2,499 ▲ +0.55% XRP $1.4039 ▲ +1.53% SOL $109.8800 ▲ +0.15%
S&P 500 7,812 ▲0.59 % DOW 51,655 ▲0.83 % NASDAQ 27,366 ▲0.64 % NAFTA 91.85 ▲0.39 % ARI 4,216 ▲1.43 % S&P 500 7,812 ▲0.59 % DOW 51,655 ▲0.83 % NASDAQ 27,366 ▲0.64 % NAFTA 91.85 ▲0.39 % ARI 4,216 ▲1.43 %
EUR/USD 1.1206 EUR/GBP 0.8471 EUR/CHF 0.9305 EUR/ALL 91.7741 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4011 EUR/TRY 55.2478 EUR/JPY 177.32 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1206 EUR/GBP 0.8471 EUR/CHF 0.9305 EUR/ALL 91.7741 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4011 EUR/TRY 55.2478 EUR/JPY 177.32 EUR/CAD 1.5967
10 Tet 2026
Breaking
Politika

SHËNIM / Igli Tare në gijotinën e gjyqit publik

Historia e gjyqit publik që po i bëhet Igli Tares është kthyer në një histeri të shëmtuar. Atë e drejton një kartel mediatik linçues, me interesa të caktuara politike dhe ekonomike, ndërsa materialin për ta ushqyer duket se e merr nga qarqe pranë SPAK-ut.

Çështja, e zhveshur nga zhurma, paraqitet kështu: SPAK ka përfshirë në hetim Igli Taren për një vilë në Palasë, të blerë dhe të regjistruar në emrin e tij, por që dyshohet se e ka përdorur Belinda Balluku. Për shkak se prokuroria po heton Ballukun, prokurorit të çështjes i ka lindur dyshimi se pas pronësisë formale të Igli Tares mund të qëndrojë ministrja.

Ky është dyshimi i organit të akuzës. Dokumentet e pronësisë, regjistrimi në Kadastër dhe kontrata e blerjes mbajnë emrin e Igli Tares. Prokurori, mbështetur në ato që ligji i quan “dyshime të arsyeshme”, ka kërkuar sekuestrimin e pronës deri në përfundimin e procesit gjyqësor.

Deri në një vendim përfundimtar të gjykatës, vila mbetet një pronë e sekuestruar, jo një pasuri e provuar si produkt krimi dhe as pronë e provuar e Belinda Ballukut. Këtë dallim duhet ta respektojnë si prokuroria, ashtu edhe mediat.

Igli Tare, pavarësisht emrit, karrierës dhe ndikimit të tij publik, është i barabartë para ligjit me çdo qytetar tjetër. Ai e ka pranuar hetimin dhe, sipas të dhënave të bëra publike, është treguar korrekt, i gatshëm dhe bashkëpunues me drejtësinë.

Rasti bëhet më i rëndë pikërisht sepse flasim për Igli Taren, një nga shqiptarët më të njohur në futbollin ndërkombëtar. Ish-kapiteni i Kombëtares dhe drejtuesi sportiv që ndërtoi për vite profilin e tij në futbollin italian ka një emër publik përtej kufijve të Shqipërisë. Për një figurë të tillë, reputacioni nuk përbën zbukurim, por kapital profesional të krijuar gjatë disa dekadave.

Çfarë ndodhi ndërkohë? Materialet për vilën bregdetare të Igli Tares u hodhën në publik si një bombë tymuese, sikur hetimi të kishte zbuluar tashmë një ngjarje kriminale. Disa media politike, gjobëvënëse dhe lobiste e morën çështjen, e rrotulluan pa pushim dhe ngritën një proces paralel kundër tij.

Igli Tare nuk po gjykohet vetëm për një pronë. Atij po i goditet emri në një hapësirë ku ka ndërtuar karrierën, marrëdhëniet profesionale dhe besueshmërinë e vet. Edhe nëse gjykata nesër e rrëzon dyshimin e prokurorisë, dëmi i shkaktuar nga titujt, insinuatat dhe akuzat publike nuk zhbëhet automatikisht.

Pse po ndodh kjo? Synimi duket i qartë: prodhimi i një historie që mbush ciklin mediatik dhe shërben si mjet goditjeje politike kundër Belinda Ballukut.

Nëse prokurori dhe hetuesit kanë prova, duhet të ndjekin Kodin e Procedurës Penale dhe ta paraqesin çështjen në gjykatë. Gjyqi zhvillohet në sallën e gjyqit, jo në studiot televizive dhe në portalet që shpallin fajtorin përpara gjykatës.

Gjyqi publik nuk dëmton vetëm Igli Taren. Ai dëmton edhe vetë hetimin, krijon paragjykim dhe vendos nën presion procesin gjyqësor. Publikimi selektiv i materialeve hetimore nuk prodhon drejtësi, por një verdikt mediatik pa mbrojtje, pa ballafaqim provash dhe pa vendim gjykate.

Nëse Igli Tare kërkon në gjykatat shqiptare dhe europiane dëmshpërblim për cenimin e reputacionit dhe shkeljen e prezumimit të pafajësisë, shteti mund të përballet me një faturë që në fund e paguajnë qytetarët. Dëmshpërblimi financiar, megjithatë, nuk e riparon plotësisht dëmin që pëson emri i një personi nga një proces publik linçimi.

Një zhvillim i rëndësishëm ndodhi sot në Tiranë. Antoneta Sevdari, një juriste e njohur, u zgjodh anëtare e Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Edhe Antoneta Sevdari u bë viktimë e një gjyqi publik. Gjatë procesit të vettingut, ajo u linçua për një çështje që lidhej me deklarimin e pasurisë dhe u largua nga detyra e prokurores. Mediat e shpallën fajtore përpara se beteja e saj ligjore të përfundonte.

Sevdari e ndoqi çështjen deri në Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut dhe e fitoi betejën në Strasburg. Sot ajo rikthehet në sistem si anëtare e organit që administron karrierën e prokurorëve.

Po ata që e dënuan publikisht përpara drejtësisë, anëtarët e trupës së vettingut dhe mediat që e linçuan, çfarë përgjegjësie mbajtën?

Ky është problemi edhe në rastin e Igli Tares. Prokuroria ka të drejtë të hetojë çdo dyshim, pavarësisht emrit të personit. Askush nuk ka të drejtë ta shpallë fajtor përpara vendimit të gjykatës dhe ta përdorë reputacionin e tij si lëndë djegëse për një luftë politike./Pamfleti

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.