☀️
Tiranë 24°C · Kthjellët 22 June 2026
S&P 500 7,473 ▼0.37%
DOW 51,713 ▲0.29%
NASDAQ 26,167 ▼1.32%
NAFTA 74.04 ▼2.39%
ARI 4,208 ▼0.89%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1468 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 94.7947 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3906 EUR/TRY 53.2824 EUR/JPY 184.93 EUR/CAD 1.6228 EUR/USD 1.1468 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 94.7947 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3906 EUR/TRY 53.2824 EUR/JPY 184.93 EUR/CAD 1.6228
₿ CRYPTO
BTC $64,484 ▲ +0.75% ETH $1,736 ▲ +0.52% XRP $1.1329 ▼ -0.76% SOL $72.7800 ▼ -1.56%
S&P 500 7,473 ▼0.37 % DOW 51,713 ▲0.29 % NASDAQ 26,167 ▼1.32 % NAFTA 74.04 ▼2.39 % ARI 4,208 ▼0.89 % S&P 500 7,473 ▼0.37 % DOW 51,713 ▲0.29 % NASDAQ 26,167 ▼1.32 % NAFTA 74.04 ▼2.39 % ARI 4,208 ▼0.89 %
EUR/USD 1.1468 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 94.7947 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3906 EUR/TRY 53.2824 EUR/JPY 184.93 EUR/CAD 1.6228 EUR/USD 1.1468 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 94.7947 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3906 EUR/TRY 53.2824 EUR/JPY 184.93 EUR/CAD 1.6228
22 Jun 2026
Breaking
Politika

SHËNIM / Pas 23 ditësh, protesta e flamingove e pranoi se do Berishën!

Një grup organizator ka dalë sot me pesë kërkesa të panegociushme, pa thënë se çfarë ndodh nëse ato nuk pranohen. Pak hapësirë ka grupi organizator i vetëshpallur, për t’i dhënë kuptim si një lëvizje të re asaj që nisi me Zvërnecin. Shkurt dhe shqip; Nuk u formua një apo disa parti të reja. Nuk mbështetet asnjë nga partitë “e reja” ekzistuese nga Lapaj e Qori tek Shehaj. Dhe mbi të gjitha programi me pesë pika është sikur ta kishte shkruar Sali Berisha. Më poshtë pesë pikat dhe një koment për secilën:

Deklarata që u lexua para Kryeministrisë vijon si më poshtë:

Në emër të grupit koordinues të protestës, duke dëgjuar propozimet e sovranit për 22 ditë me radhë, po dalim sot para jush me këtë deklaratë për të sqaruar protestuesit, si gjithë bashkëkombasit tanë, qofshin ata të pranishëm fizikisht apo ata që na mbështesin me zemër dhe me mendje, se kjo protestë mbarëpopullore dhe paqësore kërkon sa më poshtë:

  1. Dorëheqjen e panegociueshme të kryeministrit dhe qeverisë.
    (Kërkesë e Sali Berishës)
  2. Krijimin e një qeverie teknike tranzitore, jopartiake, me mandat 12-mujor.
    (Kërkesë e Sali Berishës).
  1. Ndryshime kushtetuese, ku të gjithë shtetasit shqiptarë të jenë të barabartë para ligjit, si dhe miratimi i saj me referendum popullor, duke përfshirë ndër të tjera ndryshimin e Kodit Zgjedhor, ndryshimin e ligjit për financimin e partive politike dhe organizatave të ndryshme, kufizimin e ushtrimit të detyrës së kryeministrit në jo më shumë se dy mandate të plota ose të pjesshme gjatë gjithë jetës politike të një individi.
    (Kërkesë që ia kanë bërë Berishës qe nga 2008 dhe e ka lënë të hapur. Ajo e dy mandateve, kërkesë që Berisha e përqafon me të dyja duart kur mendon se është 82 vjec e s’mund të jetë dot kurrë 8 vite kryeministër).
  1. Paralelisht, ne nuk heqim dorë nga kërkesat fillestare: anulimi i ndryshimeve të bëra në ligjin e zonave të mbrojtura, anulimi i ndryshimeve të bëra në ligjin për trashëgiminë kulturore, shfuqizimi i Paktit të Maleve, si dhe shfuqizimi i statusit të kuadrit ligjor për investimet strategjike.
    (Po për privatizimet si “Partizani” me shokë? Apo pronën private? Apo vetëm atje ku ka cicërima 2 muaj të vitit nuk duhet privatizuar toka?).
  1. Një kontratë e re sociale mes qytetarëve dhe shtetit, e cila do të përpilohet pas konsultimit me intelektualë, ekspertë teknikë dhe qytetarë apartiakë të propozuar nga sheshi i protestës.
    (Cili është kriteri për të qenë intelektual në Shqipëri? Ai që del më shpesh në studio televizive? Apo kush ka më shumë followers në Insagram?)

“Këto janë kërkesat tona të qarta, legjitime dhe të panegociueshme, të dala nga zëri i qytetarëve dhe vullneti i sovranit. Ne mbetemi të vendosur në rrugën e protestës paqësore, demokratike dhe qytetare deri në realizimin e tyre. Shqipëria e shqiptarëve, jo e pushtetarëve.” – përfundon deklarata e disa personave që kanë marrë përsipër të vetëshpallen si të mandatuar për këtë punë!

/a.r

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.