☁️
Tiranë 19°C · Vranët 19 Nëntor 2026
S&P 500 7,324 ▼0.23%
DOW 50,198 ▼1.11%
NASDAQ 24,430 ▲0.42%
NAFTA 82.40 ▲0.11%
ARI 3,736 ▼0.15%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.0974 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.2860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6249 EUR/TRY 55.3919 EUR/JPY 174.89 EUR/CAD 1.5717 EUR/USD 1.0974 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.2860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6249 EUR/TRY 55.3919 EUR/JPY 174.89 EUR/CAD 1.5717
₿ CRYPTO
BTC $63,641 ▼ -1.62% ETH $1,803 ▼ -0.43% XRP $0.9805 ▼ -2.07% SOL $74.4000 ▼ -0.48%
S&P 500 7,324 ▼0.23 % DOW 50,198 ▼1.11 % NASDAQ 24,430 ▲0.42 % NAFTA 82.40 ▲0.11 % ARI 3,736 ▼0.15 % S&P 500 7,324 ▼0.23 % DOW 50,198 ▼1.11 % NASDAQ 24,430 ▲0.42 % NAFTA 82.40 ▲0.11 % ARI 3,736 ▼0.15 %
EUR/USD 1.0974 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.2860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6249 EUR/TRY 55.3919 EUR/JPY 174.89 EUR/CAD 1.5717 EUR/USD 1.0974 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.2860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6249 EUR/TRY 55.3919 EUR/JPY 174.89 EUR/CAD 1.5717
19 Nën 2026
Breaking
Bota

SHENZHEN – Takim Trump-Putin 40 minuta bisedime për Ukrainën dhe marrëdhëniet dypalëshe

SHENZHEN, 19 nëntor /ATSH-ANSA/- Këshilltari i presidentit rus, Vladimir Putin, Yuri Ushakov deklaroi sot se takimi mes kreut të Kremlinit dhe presidentit amerikan, Donald Trump, i zhvilluar në kuadër të marrëdhënieve dypalëshe në Shenzhen të Kinës, ishte pozitiv.

Sipas Ushakov, biseda mes dy presidentëve zgjati rreth 35–40 minuta dhe u përqendrua në përpjekjet për zgjidhjen e konfliktit në Ukrainë, si dhe në marrëdhëniet dypalëshe mes Moskës dhe Uashingtonit.

Sipas deklaratës së këshilltarit rus, përveç luftës në Ukrainë, dy presidentët diskutuan edhe marrëdhëniet mes vendeve të tyre, të cilat përfshijnë çështje politike, diplomatike dhe të sigurisë.

Megjithatë, Kremlini nuk bëri të ditura hollësi për ndonjë marrëveshje konkrete, propozim të përbashkët apo përparim të arritur në drejtim të përfundimit të luftës.

“U diskutuan përgatitjet për samitin tripalësh dhe disa çështje që lidhen me marrëdhëniet dypalëshe. Natyrisht, u trajtua drejtpërdrejt edhe çështja e zgjidhjes së konfliktit në Ukrainë”, deklaroi Ushakov.

Ai e cilësoi takimin si pozitiv dhe shtoi se Putini ishte në “humor shumë të mirë” pas bisedës me homologun e tij amerikan.

Samiti tripalësh është planifikuar mes presidentëve të SHBA-së, Rusisë dhe Kinës: Donald Trump, Vladimir Putin dhe Xi Jinping. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.