Dronët ukrainas sulmojnë objektin e naftës në Tatarstan, autoritetet ruse thonë se u shmang një zjarr i madh
Mbrojtja ajrore ruse zmbrapsi një sulm ukrainas me dronë ndaj një objekti nafte në rajonin e Tatarstanit, në lindje të Moskës, thanë të enjten autoritetet lokale, siç njofton Reuters, ndërsa Ukraina vazhdon goditjet ndaj infrastrukturës energjetike ruse gjatë samitit të APEC-ut në Shenzhen.
“Një objekt nafte u godit. Falë sistemit automatik të shuarjes së zjarrit dhe përpjekjeve të koordinuara të shërbimeve të sigurisë, u shmang një zjarr i madh”, tha Gyuzel Khabutdinova, kryetarja e rrethit të Almetyevsk-ut. Mbetjet e dronëve dëmtuan edhe disa objekte civile, por nuk pati të lënduar apo viktima, shtoi ajo, sipas Reuters.
Sipas The Kyiv Independent, kanalet e monitorimit e identifikuan objektivin si stacioni i pompimit të naftës Kaleykino pranë Almetyevsk-ut, rreth 380 kilometra në veri të kufirit të Rusisë me Kazakistanin. Dëshmitarët, sipas kanalit ukrainas të monitorimit Exilenova Plus, thanë se stacioni u përfshi nga flakët, por ky është një pretendim i kanalit të monitorimit dhe nuk është konfirmuar, pasi autoritetet ruse thonë se zjarri i madh u shmang.
Sulmi vjen ndërsa Ukraina ka intensifikuar goditjet ndaj rafinerive dhe infrastrukturës së naftës thellë brenda Rusisë. Po të enjten, Ukraina goditi për herë të tretë brenda javës edhe Urën e Krimesë, siç njofton Reuters.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.