☁️
Tiranë 19°C · Vranët 18 Nëntor 2026
S&P 500 7,341 ▼1.03%
DOW 50,759 ▼1.64%
NASDAQ 24,328 ▼0.74%
NAFTA 83.68 ▼1.15%
ARI 3,773 ▼2.37%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.0999 EUR/GBP 0.8330 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 90.5258 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6616 EUR/TRY 55.4619 EUR/JPY 175.28 EUR/CAD 1.5720 EUR/USD 1.0999 EUR/GBP 0.8330 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 90.5258 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6616 EUR/TRY 55.4619 EUR/JPY 175.28 EUR/CAD 1.5720
₿ CRYPTO
BTC $64,194 ▼ -0.26% ETH $1,799 ▼ -0.11% XRP $0.9911 ▲ +3% SOL $74.4500 ▲ +2.27%
S&P 500 7,341 ▼1.03 % DOW 50,759 ▼1.64 % NASDAQ 24,328 ▼0.74 % NAFTA 83.68 ▼1.15 % ARI 3,773 ▼2.37 % S&P 500 7,341 ▼1.03 % DOW 50,759 ▼1.64 % NASDAQ 24,328 ▼0.74 % NAFTA 83.68 ▼1.15 % ARI 3,773 ▼2.37 %
EUR/USD 1.0999 EUR/GBP 0.8330 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 90.5258 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6616 EUR/TRY 55.4619 EUR/JPY 175.28 EUR/CAD 1.5720 EUR/USD 1.0999 EUR/GBP 0.8330 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 90.5258 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6616 EUR/TRY 55.4619 EUR/JPY 175.28 EUR/CAD 1.5720
18 Nën 2026
Breaking
Bota

SHENZHEN – Xi bën thirrje për tregti të lirë në samitin e APEC-ut, përpara takimit me Trump dhe Putin

SHENZHEN, 18 nëntor /ATSH-DPA/ – Presidenti kinez, Xi Jinping, paralajmëroi sot për rrezikun e shtimit të barrierave tregtare dhe bëri thirrje për zgjerimin e tregtisë së lirë, përpara mbërritjes së presidentit amerikan Donald Trump sot në Kinë, ku pritet të zhvillohet një takim mes dy udhëheqësve dhe presidentit rus, Vladimir Putin.

“Hapja sjell përparim, ndërsa izolimi çon në mënyrë të pashmangshme drejt prapambetjes”, deklaroi Xi gjatë takimit me përfaqësues të biznesit, në kuadër të samitit të Bashkëpunimit Ekonomik Azi-Paqësor (APEC), në qytetin Shenzhen, në jug të Kinës.

Xi bëri thirrje për forcimin e sistemit ndërkombëtar tregtar, heqjen e barrierave ndaj tregtisë dhe investimeve, si dhe për një bashkëpunim më të ngushtë në fushën e inteligjencës artificiale dhe ekonomisë digjitale.

Ai promovoi gjithashtu, Kinën si një destinacion tërheqës për biznesin, duke theksuar se vendi do të vijojë të hapë tregun e tij të gjerë dhe të importojë më shumë mallra dhe shërbime cilësore nga jashtë.

Kina po e shfrytëzon samitin e këtij viti, për të paraqitur veten si një partner kyç në ekonominë globale.

Qyteti pritës, Shenzhen, simbolizon zhvillimin ekonomik të Kinës. Që prej përcaktimit të tij si zonë e posaçme ekonomike, ai është shndërruar në një metropol të teknologjisë së lartë dhe sot është selia e kompanive të njohura si “Huawei”, “Tencent” dhe prodhuesi i automjeteve elektrike BYD.

Megjithatë, vëmendja kryesore e samitit dyditor, pritet të përqendrohet te takimi i planifikuar mes Xi Jinping, Donald Trump dhe Vladimir Putin.

Xi pritet të takohet sot veçmas me Putinin, ndërsa bisedimet me Trump janë planifikuar nesër, të ndjekura nga takimi tripalësh.

Trump pritet të mbërrijë sot në Shenzhen. Presidenti amerikan planifikon të diskutojë me udhëheqësit kinezë dhe rusë, mundësinë e reduktimit të arsenaleve bërthamore në shkallë globale.

APEC-u përfshin 21 ekonomi, mes tyre Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kinën dhe Rusinë, dhe synon të nxisë tregtinë e lirë dhe bashkëpunimin ekonomik në rajonin e Azi-Paqësorit. Samiti zhvillohet çdo vit. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.