☁️
Tiranë 19°C · Vranët 18 Nëntor 2026
S&P 500 7,341 ▼1.03%
DOW 50,759 ▼1.64%
NASDAQ 24,328 ▼0.74%
NAFTA 83.68 ▼1.15%
ARI 3,773 ▼2.37%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.0999 EUR/GBP 0.8330 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 90.5258 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6616 EUR/TRY 55.4619 EUR/JPY 175.28 EUR/CAD 1.5720 EUR/USD 1.0999 EUR/GBP 0.8330 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 90.5258 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6616 EUR/TRY 55.4619 EUR/JPY 175.28 EUR/CAD 1.5720
₿ CRYPTO
BTC $64,203 ▼ -0.42% ETH $1,799 ▼ -0.43% XRP $0.9885 ▲ +2.4% SOL $74.4200 ▲ +1.88%
S&P 500 7,341 ▼1.03 % DOW 50,759 ▼1.64 % NASDAQ 24,328 ▼0.74 % NAFTA 83.68 ▼1.15 % ARI 3,773 ▼2.37 % S&P 500 7,341 ▼1.03 % DOW 50,759 ▼1.64 % NASDAQ 24,328 ▼0.74 % NAFTA 83.68 ▼1.15 % ARI 3,773 ▼2.37 %
EUR/USD 1.0999 EUR/GBP 0.8330 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 90.5258 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6616 EUR/TRY 55.4619 EUR/JPY 175.28 EUR/CAD 1.5720 EUR/USD 1.0999 EUR/GBP 0.8330 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 90.5258 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6616 EUR/TRY 55.4619 EUR/JPY 175.28 EUR/CAD 1.5720
18 Nën 2026
Breaking
Bota

GJERMANI – Koalicioni qeverisës miraton kufizimin e çmimeve të karburanteve nga janari

BERLIN, 18 nëntor /ATSH-DPA/ – Koalicioni qeverisës në Gjermani ra dakord sot për vendosjen e një kufizimi tremujor, të çmimeve të benzinës dhe naftës, duke nisur nga 1 janari, kur pritet të përfundojë ulja e përkohshme e taksës mbi karburantet.

Marrëveshja u arrit pas më shumë se tetë orësh bisedimesh mes partnerëve të koalicionit. Sipas një njoftimi drejtuar ligjvënësve nga blloku konservator CDU/CSU i kancelarit, Friedrich Merz dhe Partia Socialdemokrate (SPD), qeveria pritet të miratojë projektligjin dhe rregulloren përkatëse më 2 dhjetor.

Ulja e taksës së karburanteve, është në fuqi që prej fillimit të tetorit, me synimin për të lehtësuar barrën mbi drejtuesit e automjeteve nga rritja e çmimeve, e lidhur me konfliktin në Iran. Kjo masë përfundon në fund të dhjetorit.

Rregullorja për kufizimin e çmimeve, pritet të jetë në fuqi për tre muaj. Megjithatë, mënyra konkrete se si do të zbatohet dhe kushtet që do të aktivizojnë këtë mekanizëm, ende nuk janë përcaktuar qartë.

Udhëheqësit e koalicionit ranë dakord, në mesin e shtatorit, për vendosjen e një kufizimi të përkohshëm të çmimeve të karburanteve deri më 1 janar, duke marrë si model masat e ndërmarra në Luksemburg dhe Belgjikë.

Sipas tyre, synimi është të frenohen rritjet e tepruara të çmimeve, duke garantuar njëkohësisht, furnizimin e qëndrueshëm me karburante, në një kohë kur konflikti me Iranin po ushtron presion mbi tregjet.

SPD-ja kundërshtoi më herët, propozimin e ministres së Ekonomisë, Katherina Reiche, nga CDU-ja, duke e cilësuar atë joefektiv.

Sipas planit fillestar të Reiche, kufizimi do të aktivizohej vetëm nëse çmimet e benzinës ose naftës në Gjermani do të rriteshin për tre javë radhazi, me më shumë se pesë pikë përqindjeje mbi rritjen mesatare në pjesën tjetër të Bashkimit Evropian. Ky prag nuk ishte arritur asnjëherë gjatë viteve të fundit. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.