☁️
Tiranë 19°C · Vranët 18 Nëntor 2026
S&P 500 7,341 ▼1.03%
DOW 50,759 ▼1.64%
NASDAQ 24,328 ▼0.74%
NAFTA 83.68 ▼1.15%
ARI 3,773 ▼2.37%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.0999 EUR/GBP 0.8330 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 90.5258 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6616 EUR/TRY 55.4619 EUR/JPY 175.28 EUR/CAD 1.5720 EUR/USD 1.0999 EUR/GBP 0.8330 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 90.5258 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6616 EUR/TRY 55.4619 EUR/JPY 175.28 EUR/CAD 1.5720
₿ CRYPTO
BTC $64,203 ▼ -0.42% ETH $1,799 ▼ -0.43% XRP $0.9885 ▲ +2.4% SOL $74.4200 ▲ +1.88%
S&P 500 7,341 ▼1.03 % DOW 50,759 ▼1.64 % NASDAQ 24,328 ▼0.74 % NAFTA 83.68 ▼1.15 % ARI 3,773 ▼2.37 % S&P 500 7,341 ▼1.03 % DOW 50,759 ▼1.64 % NASDAQ 24,328 ▼0.74 % NAFTA 83.68 ▼1.15 % ARI 3,773 ▼2.37 %
EUR/USD 1.0999 EUR/GBP 0.8330 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 90.5258 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6616 EUR/TRY 55.4619 EUR/JPY 175.28 EUR/CAD 1.5720 EUR/USD 1.0999 EUR/GBP 0.8330 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 90.5258 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6616 EUR/TRY 55.4619 EUR/JPY 175.28 EUR/CAD 1.5720
18 Nën 2026
Breaking
Bota

SHENZHEN – Putin: Pritshmëri të larta për takimin e parë tripalësh me Trump dhe Xi

SHENZHEN, 18 nëntor /ATSH-DPA/ – Presidenti rus, Vladimir Putin, deklaroi sot se kishte pritshmëri të larta për takimin e tij të parë tripalësh me presidentin amerikan Donald Trump dhe presidentin kinez Xi Jinping, që pritet të zhvillohet nesër në qytetin Shenzhen, në jug të Kinës.

Ai tha se pret përfitime të mëdha të mundshme nga bisedimet, gjatë fjalimit në samitin e Bashkëpunimit Ekonomik Azi-Paqësor (APEC).

Sipas Putinit, synimi duhet të jetë balancimi i interesave politike, ekonomike dhe të sigurisë të të tria vendeve, përmes kërkimit të kompromiseve.

Kreu i Kremlinit kritikoi atë që e cilësoi si “egoizëm kombëtar” dhe “fragmentim të ekonomisë globale”, duke u bërë thirrje vendeve të bashkëpunojnë.

“Fokusi duhet të jetë te partneriteti dhe jo te izolimi, te dialogu dhe jo te ultimatumet”, deklaroi ai përpara mbërritjes së Trumpit.

Putini përsëriti gjithashtu, kritikat ndaj sanksioneve perëndimore, të vendosura kundër Rusisë për shkak të luftës në Ukrainë.

Ai tha se Rusia ishte kthyer në vendin me numrin më të madh të sanksioneve në botë, por kishte arritur t’u rezistonte atyre, ndërsa sipas tij, Perëndimi po dëmtonte vetveten.

Putini pretendoi se Bashkimi Evropian po humbiste potencialin e tij ekonomik, duke hequr dorë nga furnizimet me energji të lirë ruse.

Aleatët e Ukrainës kanë vendosur sanksione ndaj Rusisë, në përpjekje për t’i dhënë fund luftës së nisur nga Moska, e cila po vazhdon prej pothuajse pesë vitesh.

Në një takim të veçantë me Xi Jinping, Putin theksoi gjithashtu synimin për ndërtimin e një “rendi botëror më të drejtë”.

Ai tha se bashkëpunimi në politikën e jashtme mes dy vendeve, të cilat janë anëtare të përhershme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së me të drejtë vetoje, mbetet i qëndrueshëm, pavarësisht rrethanave të vështira gjeopolitike.

Të dy udhëheqësit vlerësuan zhvillimin pozitiv të partneritetit mes vendeve të tyre.

“Jemi shumë të lumtur që ndodhemi këtu mes miqsh”, u shpreh Putini. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.