☀️
Tiranë 15°C · Kthjellët 05 Nëntor 2026
S&P 500 7,689 ▲1.58%
DOW 53,356 ▲3.03%
NASDAQ 25,737 ▲1.44%
NAFTA 88.02 ▼0.11%
ARI 4,135 ▲1.52%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694 EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694
₿ CRYPTO
BTC $80,594 ▲ +2.85% ETH $2,425 ▲ +4.61% XRP $1.3243 ▲ +3.49% SOL $96.6800 ▲ +3.66%
S&P 500 7,689 ▲1.58 % DOW 53,356 ▲3.03 % NASDAQ 25,737 ▲1.44 % NAFTA 88.02 ▼0.11 % ARI 4,135 ▲1.52 % S&P 500 7,689 ▲1.58 % DOW 53,356 ▲3.03 % NASDAQ 25,737 ▲1.44 % NAFTA 88.02 ▼0.11 % ARI 4,135 ▲1.52 %
EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694 EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694
05 Nën 2026
Breaking
Kronika

Sherr me thika e brisqe rroje në burgun e Fierit, Zotaj qëllon Bajrin! Dy të plagosur

Minutat e ajrimit në burgun e sigurisë së lartë në Fier u shndërruan në përleshje me thika mes të burgosurve. Burimet kanë bërë të ditur se në konfliktin e ashpër janë përfshirë Jurgen Zotaj që rezulton i ndaluar në vitin 2023 pasi qarkullonte me armë pa leje në një automjet luksoz dhe Denis Bajroviç i njohur si pjesë e grupit Bajri në Shkodër.

Mësohet se ka qenë Zotaj i cili ka qëlluar me thikë Bajrin duke u pasuar me reagimin e këtij të fundit.

Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se të plagosurit janë goditur me mjete të improvizuara, mes tyre edhe brisqe rroje.

Forcat e sigurisë ndërhynë pas marrjes së njoftimit duke ndarë palët dhe duke i dërguar dy të plagosurit janë me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Fierit, ku kanë marrë ndihmën e parë mjekësore. Sipas burimeve spitalore, gjendja e tyre shëndetësore paraqitet e qëndrueshme dhe ata janë jashtë rrezikut për jetën.

Gjithashtu si masë sigurie u vendos dhe kthimi në qeli i të gjithë personave të tjerë që vuanin aty dënimin.

Burimet kanë shtuar se hetimet kanë nisur për të verifikuar sjelljen e punonjësve të burgut dhe për lejimin e futjeve të sendeve të ndaluara aty. Verifikimet po shtrihen dhe për të zbuluar shkaqet e incidentit të rëndë që fatmirësisht përfundoi vetëm me të lënduar por pa viktima.

Sipas të dhënave Denis Bajroviç u ndalua ne Dubai në shkurt të vitit 2024 ku ishte shpallur në kërkim për vrasjen e Gjin Boriçit. Ndërsa Zotaj u kap për armëmbajtje pa leje ndonëse ishte në kërkim dhe për një vjedhje.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.