☀️
Tiranë 29°C · Kthjellët 18 August 2026
S&P 500 7,745 ▼0.52%
DOW 53,460 ▼0.51%
NASDAQ 26,645 ▼0.32%
NAFTA 84.14 ▼0.43%
ARI 4,459 ▼0.33%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1586 EUR/GBP 0.8548 EUR/CHF 0.9389 EUR/ALL 92.9013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3803 EUR/TRY 55.4831 EUR/JPY 184.56 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1586 EUR/GBP 0.8548 EUR/CHF 0.9389 EUR/ALL 92.9013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3803 EUR/TRY 55.4831 EUR/JPY 184.56 EUR/CAD 1.6064
₿ CRYPTO
BTC $64,197 ▲ +1.05% ETH $1,899 ▼ -0.16% XRP $0.9958 ▼ -0.76% SOL $76.0100 ▲ +0.29%
S&P 500 7,745 ▼0.52 % DOW 53,460 ▼0.51 % NASDAQ 26,645 ▼0.32 % NAFTA 84.14 ▼0.43 % ARI 4,459 ▼0.33 % S&P 500 7,745 ▼0.52 % DOW 53,460 ▼0.51 % NASDAQ 26,645 ▼0.32 % NAFTA 84.14 ▼0.43 % ARI 4,459 ▼0.33 %
EUR/USD 1.1586 EUR/GBP 0.8548 EUR/CHF 0.9389 EUR/ALL 92.9013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3803 EUR/TRY 55.4831 EUR/JPY 184.56 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1586 EUR/GBP 0.8548 EUR/CHF 0.9389 EUR/ALL 92.9013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3803 EUR/TRY 55.4831 EUR/JPY 184.56 EUR/CAD 1.6064
18 Aug 2026
Breaking
Kronika

Sherri në kafazin e gjyqit, vëllezërit Bushgjokaj futen në izolim: Na provokoi Petrit Çakri!

Vëllezërit Bushgjokaj, Kristi, Fation dhe Aleksandër janë futur në izolim pas sherrit brenda kafazit në seancën gjyqësore, me Petrit Çakri.

Gjatë seancës së radhës këtë të premte ata kanë pretenduar se Petrit Çakri i ka provokuar.

Vëllezërit janë futur në izolim ndërsa i kërkuan ndjesë gjykatës dhe prokurorisë për incidentin.

Ata kërkuan ndryshim mase sigurie, kërkesë që u rrëzua.

I pari që ka nisur konfliktin ishte Kristi Bushgjoka, i cili goditi Petrit Hoxhën, i njohur edhe me mbiemrin Cakraj.

Shkak për sherrin u bë deklarata e Petrit Hoxhës, i cili implikoi vëllezërit në vrasjen e Renis Dobrës, duke mohuar përfshirjen e tij në këtë ngjarje.

Në konflikt janë përfshirë edhe dy vëllezërit e tjerë, Aleksandër dhe Fation Bushgjokaj, duke goditur me grushte dhe shkelma Petritin. Në kafaz kanë qenë 5 punonjës policie. Situata është e përsëritur, ka ndodhur edhe më herët në seancat e tjera paraprake.

Tre vëllezërit, Fation, Aleksandër, Kristi Bushgjokaj dhe Petrit Hoxha akuzohen për rrëmbimin dhe vrasjen me litar të Renis Dobrës, më 8 korrik 2025.

Në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë organizuar rrëmbimin dhe vrasjen e 23-vjeçarit Dobra, të cilin pasi e vranë me litar e hodhën bashkë me makinën e tij buzë liqenit të Shkopetit.

Renis Dobra ka qenë i dënuar në Gjermani për shpërndarje të lëndëve narkotike, duke bërë disa muaj burg, nga ku më pas u deportua drejt Tiranës. Konflikti me 3 vëllezërit dhe Petrit Çakrrin dyshohet se ka ardhur pasi Dobra ka tentuar t’i mashtrojë disa herë për sasitë e lëndëve narkotike, detaje që me sa duket u kuptuan nga grupi kriminal.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.