Shiroka-Pula priti përfaqësues të akademive të Kosovës dhe Shqipërisë: Për thellim të bashkëpunimit
Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, priti në takim akademikët Anastas Angjeli nga Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Shqipërisë, Besnik Krasniqin nga Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës (ASHAK), si dhe akademikun Lulzim Tafa, anëtar i jashtëm i ASHASH.
“Gjatë takimit, Presidentja Shiroka Pula theksoi rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit institucional dhe të mbështetjes së iniciativave të përbashkëta që ndihmojnë zhvillimin e shkencës, promovimin e dijes dhe forcimin e lidhjeve akademike ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë|, thuhet në njoftimin e Zyrës së Presidentes. /Telegrafi/
Tema:
kryesore



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.