Tiranë 34°C · Pjesërisht vranët 29 August 2026
S&P 500 7,712 ▼0.25%
DOW 53,560 ▼0.02%
NASDAQ 26,402 ▼0.52%
NAFTA 83.40 ▼0.16%
ARI 4,530 ▼2.88%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1610 EUR/GBP 0.8564 EUR/CHF 0.9374 EUR/ALL 92.2661 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3088 EUR/TRY 55.9765 EUR/JPY 185.56 EUR/CAD 1.6113 EUR/USD 1.1610 EUR/GBP 0.8564 EUR/CHF 0.9374 EUR/ALL 92.2661 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3088 EUR/TRY 55.9765 EUR/JPY 185.56 EUR/CAD 1.6113
₿ CRYPTO
BTC $77,992 ▼ -2.25% ETH $2,448 ▼ -2.77% XRP $1.3993 ▼ -2.47% SOL $105.4400 ▼ -0.87%
S&P 500 7,712 ▼0.25 % DOW 53,560 ▼0.02 % NASDAQ 26,402 ▼0.52 % NAFTA 83.40 ▼0.16 % ARI 4,530 ▼2.88 % S&P 500 7,712 ▼0.25 % DOW 53,560 ▼0.02 % NASDAQ 26,402 ▼0.52 % NAFTA 83.40 ▼0.16 % ARI 4,530 ▼2.88 %
EUR/USD 1.1610 EUR/GBP 0.8564 EUR/CHF 0.9374 EUR/ALL 92.2661 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3088 EUR/TRY 55.9765 EUR/JPY 185.56 EUR/CAD 1.6113 EUR/USD 1.1610 EUR/GBP 0.8564 EUR/CHF 0.9374 EUR/ALL 92.2661 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3088 EUR/TRY 55.9765 EUR/JPY 185.56 EUR/CAD 1.6113
29 Aug 2026
Breaking
Politika

Shkarkimi i Ristanit, Spaho: Tirana është e qelbur nga plehrat më shumë se kurrë!

Pas vendimit për shkarkimin e nënkryetares së Bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani, ka reaguar ish-deputeti i PD, Edmond Spaho, i cili në reagimin e tij është ndalur te gjendja e kryeqytetit, duke kritikuar situatën me pastrimin, trafikun dhe infrastrukturën rrugore.

Reagimi

N/kryetarja e Bashkisë së Tiranës shkarkohet!

Në artikull ka një arsyetim shumë të gjatë se përse N/kryetarja shkarkohet.

Asgjë në arsyetim nuk ka të bëjë me qytetarët, por veçse me luftën politike brenda PS.

Në të vërtetë, Anuela Ristani jo vetëm duhet të shkarkohet, por ajo duhet përzënë me shkelma, sepse qyteti që ajo pretendoi të drejtonte:

…Tirana është e qelbur nga plehrat më shumë se kurrë.

Po të hysh në brendësi të lagjeve të Tiranës, të zë tmerri kur shikon se në çfarë gjendje jetojmë. Askush nuk pastron, të tëra paratë vidhen. Pastrimi në Tiranë nënkupton vetëm zbrazje të koshave të tejmbushur me plehra…

…se sot trafiku në Tiranë është më i tmerrshëm se kurrë dhe bashkia nuk do t’ia dijë…

…se gjendja e infrastrukturës rrugore është alarmante, rrugë me gropa si në Kandahar, trotuare të rrënuara, askush nuk riparon, fshin dhe pastron në rrugë dhe trotuare.

…Tirana është i vetmi fshat me status kryeqytet, ku nuk ka një mbikalim, një nënkalim, ku automjetet, njerëzit dhe kafshët përplasen në të njëjtin semafor me shenjën krenare të Shqipes…

Nuk po kërkojmë lule, nuk po kërkojmë të mbillen pemë, nuk po kërkojmë hapësira të gjelbra, nuk po kërkojmë fusha ku të luajnë fëmijët, ato janë për në Europë dhe ne ende nuk jemi Europë…

Nuk po ju kërkojmë punë, nuk po ju kërkojmë çmime më të arsyeshme për mallrat e konsumit, nuk po ju kërkojmë siguri në rrugë.

…ju lutem, fshini plehrat në ambientet e brendshme të lagjeve ku jetojmë dhe fshini rrugët dhe trotuaret e Tiranës.

Nuk e kuptoni, …kaq e vështirë është dhe sa pak ju kërkojmë?

Kërkojmë vetëm të kemi aq pastërti sa gjejmë në territorin e Malit të Zi, ku rrugët duken sikur i kanë pastruar me gjuhë…

…Kërkojmë që të kemi rrugë të pastra, jo si ato që u ndërtuan vjet në Golem dhe sot duken sikur kanë 100 vjet që janë ndërtuar, sepse askush nuk i mirëmban dhe pastron.

Nuk na shqetëson arkitektura moderne, as libri i arkitektëve që e keni çuar në SPAK, ndërtoni kulla sa të doni, vetëm mos lejoni që higjiena publike të degradojë sikurse ka degraduar në Tiranë.

Edi, lëri dokrrat me Besë dhe Pasqyra!

Na pastro qytetin dhe rregullo transportin.

Ndihemi të lënë pas dore nga opozita e Saliut, ai është i zënë me çështje shumë më të rëndësishme për trevat arbërore.

Saliu është i zënë me AI dhe TikTok që të ripërtërijë PD, sikurse e ka ripërtërirë për 35 vjet me radhë.

Edi, dikur na akuzoje se ne demokratët kemi raporte të shtrembëra me të bukurën dhe pastërtinë.

Nëse na heq plehrat, të siguroj që qytetarët, përfshirë ne të PD, do të japin titullin Luftëtar i Plehrave të Kryeqytetit!

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.