☁️
Tiranë 12°C · Vranët 30 Tetor 2026
S&P 500 7,552 ▼2.19%
DOW 51,679 ▼1.27%
NASDAQ 25,303 ▼3.37%
NAFTA 103.98 ▲1.94%
ARI 3,887 ▼3.57%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
₿ CRYPTO
BTC $76,441 ▼ -5.44% ETH $2,227 ▼ -4.38% XRP $1.2400 ▼ -3.34% SOL $94.2000 ▼ -6.07%
S&P 500 7,552 ▼2.19 % DOW 51,679 ▼1.27 % NASDAQ 25,303 ▼3.37 % NAFTA 103.98 ▲1.94 % ARI 3,887 ▼3.57 % S&P 500 7,552 ▼2.19 % DOW 51,679 ▼1.27 % NASDAQ 25,303 ▼3.37 % NAFTA 103.98 ▲1.94 % ARI 3,887 ▼3.57 %
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
30 Tet 2026
Breaking
Kronika

Shkatërrohet banda shqiptare në Belgjikë, kapet “Gjenerali” i akuzuar si vrasës i Naim Zyberit

Një grup i dyshuar kriminal me anëtarë shqiptarë është goditur nga Policia Federale Gjyqësore në Belgjikë, në kuadër të një hetimi për trafikimin e kokainës. Tetë persona janë ndaluar, ndërsa katër prej tyre janë arrestuar me vendim gjykate.

Lajmi është publikuar nga media holandeze De Telegraaf, e cila raporton se hetimi nisi rreth një vit më parë, pasi autoritetet morën informacion se në një apartament në Berchem, në Antwerp, mund të magazinoheshin sasi të mëdha kokaine, përcjell A2 CNN.

Në qendër të hetimit ishte një 48-vjeçar, i dyshuar si ndërmjetës mes grupeve kriminale në Shqipëri dhe Amerikën Latine. Sipas autoriteteve belge, ai dyshohet se koordinonte transportin, nxjerrjen nga porti dhe shpërndarjen e drogës, përfshirë edhe përmes portit të Antwerp-it. Ai dyshohet gjithashtu se kishte kontakte me grupe kontrabande në vende të ndryshme të Evropës dhe deri në Australi.

Zëdhënësi i Prokurorisë së Antwerp-it, Kristof Aerts, tha se 48-vjeçari dyshohet se ofronte mënyra të ndryshme për trafikimin e drogës, kishte mundësi të siguronte ndihmën e personave, përfshirë roje sigurie, dhe drejtonte grupet që nxirrnin drogën nga ngarkesat.

Gjatë hetimit, autoritetet identifikuan disa grupe që merreshin me nxjerrjen e kokainës nga porti. Më herët gjatë këtij viti, policia kishte sekuestruar dy ngarkesa me 46 dhe 53 kilogramë kokainë.

Në kërkim për vrasjen e bujshme të Naim Zyberit

Hetimi mori një tjetër zhvillim në qershor, kur autoritetet zbuluan se i dyshuari kryesor kishte kontakte me një shtetas shqiptar 52-vjeçar, i kërkuar ndërkombëtarisht për një vrasje të kryer në Itali në vitin 1997.

Bëhet fjalë për Gerd Gjinarari, i njohur me nofkën “Gjenerali”, i cili u arrestua në Antwerp nga ekipi FAST i Policisë Federale belge. Sipas De Telegraaf, ai dyshohet se në vitin 1997 qëlloi për vdekje Naim Zyberin, në një spital në Milano, duke përdorur një armë që ishte fshehur mes një buqete me lule, në bashkëpunim me Arben Grorin. Autoritetet belge kanë nisur procedurat për ekstradimin e tij drejt Italisë.

Armë, municione dhe pajisje për falsifikim

Të mërkurën, policia zhvilloi kontrolle në disa zona të Antwerp-it dhe Brukselit, përfshirë Berchem, Deurne, Kapellen, Evere, Sint-Agatha-Berchem dhe Sint-Joost-ten-Node.

Gjatë kontrolleve u sekuestruan armë zjarri dhe municione të fshehura në hapësira të posaçme, jelekë antiplumb, pajisje bllokuese sinjali, para cash, makineri për numërimin e parave, pasaporta dhe karta identiteti të falsifikuara, si dhe karta shtypi. Policia gjeti gjithashtu presa dhe kallëpe që dyshohet se përdoreshin për formimin e blloqeve të kokainës.

Tetë persona u ndaluan gjatë operacionit. Gjashtë prej tyre u paraqitën para gjyqtarit hetues. Katër u arrestuan, një u la i lirë me kushte, ndërsa një tjetër u la i lirë.

Hetimi, i drejtuar nga Policia Federale Gjyqësore e Antwerp-it nën drejtimin e gjyqtarit hetues, vijon.

Operacioni është zhvilluar në bashkëpunim me autoritetet e disa vendeve dhe me Europol. Në kuadër të hetimit, në Shqipëri u sekuestruan edhe 37 kilogramë kokainë, të fshehura në një kontejner frigoriferik.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.