☁️
Tiranë 16°C · Vranët 08 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.83 ▲0.34%
ARI 4,075 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1163 EUR/GBP 0.8344 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 90.9695 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5975 EUR/TRY 55.9549 EUR/JPY 176.70 EUR/CAD 1.5724 EUR/USD 1.1163 EUR/GBP 0.8344 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 90.9695 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5975 EUR/TRY 55.9549 EUR/JPY 176.70 EUR/CAD 1.5724
₿ CRYPTO
BTC $76,013 ▲ +0.13% ETH $2,240 ▼ -0.1% XRP $1.1654 ▲ +0.32% SOL $89.6100 ▼ -0.3%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1163 EUR/GBP 0.8344 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 90.9695 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5975 EUR/TRY 55.9549 EUR/JPY 176.70 EUR/CAD 1.5724 EUR/USD 1.1163 EUR/GBP 0.8344 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 90.9695 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5975 EUR/TRY 55.9549 EUR/JPY 176.70 EUR/CAD 1.5724
08 Nën 2026
Breaking
Kronika

Shkeli perimetrin e sigurisë me “Jet Ski” dhe rrezikoi pushuesit, 100 mijë lekë gjobë për drejtuesin në Velipojë

Policia Kufitare e Velipojës ka intensifikuar kontrollet dhe patrullimet përgjatë vijës bregdetare të Velipojës, me qëllim garantimin e sigurisë për pushuesit gjatë sezonit turistik. Mbi të gjitha pas qarkullimit të një videoje në rrjetet sociale, ku një mjet lundrues shihej duke lëvizur me shpejtësi pranë bregut.

“Gjatë patrullimit, shërbimet e Policisë Kufitare kanë marrë njoftim nga pushuesit se një mjet lundrues tip Jet Ski kishte hyrë në afërsi të bregut në zonën e Velipojës, duke rrezikuar sigurinë e personave që bënin plazh.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Velipojë, në bashkëpunim me Njësinë Policore Detare, ndërhynë duke lokalizuar dhe bllokuar mjetin lundrues tip Jet Ski, që drejtohej nga shtetasi me iniciale R. Gj.

Në përfundim të procedurave administrative, drejtuesi i mjetit lundrues u ndëshkua me masë administrative në vlerën 100 mijë lekë të rinj, për shkelje të perimetrit të sigurisë.

Policia e Shtetit apelon ndaj të gjithë përdoruesve të mjeteve lundruese që të respektojnë rregullat e lundrimit dhe perimetrin e sigurisë në zonat e përcaktuara për pushuesit, me qëllim shmangien e rrezikut për jetën dhe sigurinë e qytetarëve.

/tvklan.al

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.