⛅
Tiranë 18°C · Pjesërisht vranët 07 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.83 ▲0.34%
ARI 4,075 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
₿ CRYPTO
BTC $75,914 ▲ +0.36% ETH $2,244 ▲ +0.66% XRP $1.1655 ▼ -1.18% SOL $90.0000 ▲ +0.21%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
07 Nën 2026
Breaking
Kronika

Shkeli perimetrin e sigurisë në Ksamil, gjobitet drejtuesi i gomones

Një drejtues gomoneje është ndëshkuar me gjobë prej 500 mijë lekësh të reja, pasi shkeli perimetrin e sigurisë detare në zonën e Gjirit të Hartës, në Ksamil, duke lundruar brenda hapësirës së rezervuar për pushuesit dhe duke rrezikuar jetën e tyre.

Sipas Policisë së Shtetit, shkelja u filmua nga qytetarët dhe u denoncua menjëherë, ku si rezultat i ndërhyrjes, autoritetet identifikuan drejtuesin e mjetit lundrues, bllokuan gomonen dhe vendosën ndaj tij masën administrative me gjobë prej 500 mijë lekësh.

Policia Kufitare u ka bërë apel të gjithë drejtuesve të mjeteve lundruese që të respektojnë me rigorozitet perimetrin e sigurisë në plazhe dhe rregullat e lundrimit, duke theksuar se çdo shkelje që rrezikon jetën dhe sigurinë e pushuesve do të ndëshkohet sipas legjislacionit në fuqi.

Autoritetet njoftojnë se kontrollet intensive në të gjitha zonat bregdetare do të vijojnë gjatë gjithë sezonit turistik, ndërsa falënderojnë qytetarët për bashkëpunimin dhe denoncimet që ndihmojnë në parandalimin e rasteve të tilla.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.