Kronika

Shkodër, atentat me armë zjarri ish-boksierit të Vllaznisë

Ish-boksieri i Vllaznisë, Nelson Hysa është plagosur me armë zjarri mesditën e së shtunës, në qendër të qytetit të Shkodrës, në vendin e quajtur Ura Dervish Beg.
32-vjeçari Hysa po dilte nga një berberhane, kur papritur një motor në të cilin udhëtonin dy persona me skafandra ka ndaluar përpara tij.
Personi që ndodhej në pjesën e pasme të motorit ka qëlluar një herë ndaj Hysës, i cili ka mbetur i plagosur në pjesën e barkut. Më pas autorët janë larguar me shpejtësi.
Forca të shumta policie kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe kanë bërë të mundur shoqërimin e 32-vjeçarit në spitalin e Shkodrës, ku ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë, nga hetimet paraprake ka rezultuar se ish-sportisti ka patur një konflikt me disa persona pak kohë më parë dhe se qëllimi i autorëve ka qenë ta plagosnin e jo ta vrisnin.
Uniformat blu kanë shoqëruar disa persona që mund të kenë dijeni mbi ngjarjen, ndërsa në cilësinë e provës materiale është sekuestruar gëzhoja e plumbit të qëlluar ndaj Hysës.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button