Politika

Meta: Drafti i reformës është gati. Gati dhe ne ta votojmë

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta ka deklaruar këtë të enjte se, drafti i reformës në drejtësi ka përfunduar, pasi rekomandimi i Komisionit të Venecias tashmë ka ardhur dhe së fundmi edhe rekomandimet e misioneve EURALIUS e OPDAT.

“Nga dita e djeshme, me dorëzimin e opinioneve për fundimtare besoj që gjithçka ka përfunduar dhe LSI është gati për ta votuar këtë reformë, jo që sot por që nga dje e aq më tepër nga e hëna”, ka deklaruar Meta.

Kreu i LSI ka vlerësuar se, gjithëpërfshirja ka qenë një dimension i padiskutueshëm i këtij debati dhe kësaj reforme, duke u shprehur se, “është e drejta e opozitës të kërkojë disa ditë më shumë”.

“Votat tona do të jenë për variantin përfundimtar të draftit, që mbështetet nga ekspertët e EURALIUS dhe OPDAT-it”, ka shtuar Meta.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button