☁️
Tiranë 17°C · Vranët 09 April 2026
S&P 500 6,770 ▼0.19%
DOW 47,787 ▼0.26%
NASDAQ 22,571 ▼0.28%
NAFTA 100.68 ▲6.64%
ARI 4,798 ▲0.44%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166 EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166
₿ CRYPTO
BTC $70,794 ▼ -1.05% ETH $2,169 ▼ -2.82% XRP $1.3298 ▼ -3.06% SOL $81.9200 ▼ -2.33%
S&P 500 6,770 ▼0.19 % DOW 47,787 ▼0.26 % NASDAQ 22,571 ▼0.28 % NAFTA 100.68 ▲6.64 % ARI 4,798 ▲0.44 % S&P 500 6,770 ▼0.19 % DOW 47,787 ▼0.26 % NASDAQ 22,571 ▼0.28 % NAFTA 100.68 ▲6.64 % ARI 4,798 ▲0.44 %
EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166 EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166
09 Apr 2026
Breaking
Kronika

Shoqata e Avokatëve mbështet reformën në drejtësi. Vishaj: S’kemi frikë

Gjatë Konferencës Kombëtare të Avokatëve Penalistë, avokati Saimir Visha shprehu mbështetjen e tyre për reformën në drejtësi dhe kërkoi kompromisin e politikës për miratimin e saj.

“Shoqata e Avokatisë ka dhënë mendime të vyera për reformën në drejtësi. Jemi dakord që sistemi ka nevojë të thellë për reformë. Ne jemi aktorët kryesorë të drejtësisë. Jemi një vend ku drejtësia dhe e drejta blihet me para. Ne nuk kemi frikë nga reforma, të gjejë kompromisin politik. Ne shpresojmë ta kemi reformën në drejtësi brenda pranverës. Ata që nuk duan ta votojnë reformën janë ata që i tremben asaj ”, shtoi ai.

Sipas tij, fakti që deri më tani nuk ka asnjë qeveritar të arrestuar për korrupsion, flet për presionin që ushtron politika mbi gjykatën.

“Politika ushtron presion mbi gjykatën dhe prokurorinë. Të flitet me emra të përveçëm, për prokurorë dhe gjyqtarë të përveçëm sepse ka edhe të ndërgjegjshëm, siç ka edhe nga ata që ndërtojnë vila e pallate”- tha Vishaj.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.