☁️
Tiranë 10°C · Vranët 27 Tetor 2026
S&P 500 7,720 ▲0.56%
DOW 52,375 ▲0.03%
NASDAQ 26,479 ▲1.18%
NAFTA 99.98 ▼1.75%
ARI 4,069 ▲0.76%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
₿ CRYPTO
BTC $80,644 ▲ +0.75% ETH $2,345 ▲ +1.23% XRP $1.3236 ▲ +2.23% SOL $100.9400 ▲ +0.37%
S&P 500 7,720 ▲0.56 % DOW 52,375 ▲0.03 % NASDAQ 26,479 ▲1.18 % NAFTA 99.98 ▼1.75 % ARI 4,069 ▲0.76 % S&P 500 7,720 ▲0.56 % DOW 52,375 ▲0.03 % NASDAQ 26,479 ▲1.18 % NAFTA 99.98 ▼1.75 % ARI 4,069 ▲0.76 %
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
27 Tet 2026
Breaking
Kronika

Shpallet “Dëshmor i Atdheut” komandanti Simon Gjeta

SIMONKomandanti i vrarë i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë në Shkodër, nënkomisar Simon Gjeta, u shpall dje pasdite “Dëshmor i Atdheut” nga një komision i posaçëm, që funksionon pranë Ministrisë së Mbrojtjes.

Dëshmori i Atdheut, Simon Gjeta, pritet të përcillet sot për në banesën e fundit në Tiranë, pas një ceremonie homazhi, që do të zhvillohet në orën 11 në Akademinë e Sigurisë, në Tiranë.

Nënkomisari Simon Gjeta, komandanti i FNSH në Shkodër humbi jetën në krye të detyrës, të shtunën në mbrëmje, gjatë një operacioni policor për arrestimin e autorit të plagosjes së një 21-vjeçari, bashkëfshatar i tij në fshatin Obot i Ri, vetëm 7 kilometër në afërsi të qytetit të Shkodrës.

Komandanti 49 vjeçar i FNSH-së është diplomuar në Shkollën Ushtarake “Skënderbej” dhe më tej, nga data  20 dhjetor e vitit 1997 e në vazhdim, ishte angazhuar në radhët e Policisë së Shtetit. Gjatë viteve 1997 deri më 30 qershor të 2007, Gjeta ka shërbyer në strukturat e Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë fillimisht në  Kurbin dhe më pas në Tiranë.

Më 30 qershor të vitit 2007, Simon Gjetës iu shkëputën marrëdhëniet e punës dhe u ripranua në Policinë e Shtetit në vitin 2012. Nga dhjetori i vitit 2012 e deri në shkurt të vitit 2013, Gjeta ka shërbyer në sektorin e hetimit të krimeve dhe të sigurisë publike në Komisariatin e Policisë Fier. Më pas, nënkomisari Simon Gjeta është transferuar në repartin e FNSH Shkodër me një vendim të ish-Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Artan Didi.

Ai ishte diplomuar në Shkollën Ushtarake “Skënderbej” dhe më tej ishte angazhuar në radhët e Policisë së Shtetit duke u bërë pjesë e efektivave të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë.

Nënkomisar Simon Gjon Gjeta, si pjesëtar i forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë të Policisë së Shtetit, ka marrë pjesë në disa operacione për vendosjen e rendit dhe sigurisë publike, duke u përballur me elementë kriminalë të një rrezikshmërie shumë të lartë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.