🌫️
Tiranë 15°C · Mjegull 10 Tetor 2026
S&P 500 7,812 ▲0.59%
DOW 51,655 ▲0.83%
NASDAQ 27,366 ▲0.64%
NAFTA 91.66 ▲0.19%
ARI 4,220 ▲1.52%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1206 EUR/GBP 0.8471 EUR/CHF 0.9305 EUR/ALL 91.7741 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4011 EUR/TRY 55.2478 EUR/JPY 177.32 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1206 EUR/GBP 0.8471 EUR/CHF 0.9305 EUR/ALL 91.7741 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4011 EUR/TRY 55.2478 EUR/JPY 177.32 EUR/CAD 1.5967
₿ CRYPTO
BTC $82,658 ▲ +1.05% ETH $2,492 ▲ +0.59% XRP $1.4024 ▲ +1.02% SOL $109.5800 ▲ +0.28%
S&P 500 7,812 ▲0.59 % DOW 51,655 ▲0.83 % NASDAQ 27,366 ▲0.64 % NAFTA 91.66 ▲0.19 % ARI 4,220 ▲1.52 % S&P 500 7,812 ▲0.59 % DOW 51,655 ▲0.83 % NASDAQ 27,366 ▲0.64 % NAFTA 91.66 ▲0.19 % ARI 4,220 ▲1.52 %
EUR/USD 1.1206 EUR/GBP 0.8471 EUR/CHF 0.9305 EUR/ALL 91.7741 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4011 EUR/TRY 55.2478 EUR/JPY 177.32 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1206 EUR/GBP 0.8471 EUR/CHF 0.9305 EUR/ALL 91.7741 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4011 EUR/TRY 55.2478 EUR/JPY 177.32 EUR/CAD 1.5967
10 Tet 2026
Breaking
Kronika

Shpërndanin drogë pranë shkollave të Kavajës, 9 të arrestuar dhe 3 në kërkim

Policia e Durrësit ka finalizuar operacionin e koduar “Cleaning 4”, i cili kishte në fokus goditjen e aktivitetit kriminal të shpërndarjes së lëndëve narkotike pranë shkollave në qytetin e Kavajës.

Sipas të dhënave të bëra me dije nga policia, hetimet kanë zgjatur për disa muaj dhe janë kryer me metoda speciale hetimore, pas informacioneve të siguruara në rrugë operative për një grup personash të dyshuar për shitje droge në afërsi të institucioneve arsimore.

Gjatë këtij operacioni u ekzekutuan masat e sigurisë “Arrest në burg” për 9 persona të moshave 20 deri në 48 vjeç, të gjithë banues në Kavajë. Ata akuzohen për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Ndërkohë, tre persona të tjerë janë shpallur në kërkim dhe policia po vijon punën për lokalizimin dhe arrestimin e tyre.

Nga hetimet dyshohet se anëtarët e këtij grupi bashkëpunonin me njëri-tjetrin për shpërndarjen e lëndëve narkotike pranë shkollave të qytetit.

Gjatë operacionit, uniformat blu sekuestruan sasi të lëndëve të dyshuara narkotike kokainë dhe cannabis sativa, të ndara në doza gati për shitje, si dhe disa telefona celularë që dyshohet se përdoreshin për aktivitetin kriminal.

/tvklan.al

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.