Rama: Shqipëria mbyll kapitullin e katërt në negociatat me BE-në, nis numërimi mbrapsht drejt objektivit historik
Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale mbi ecurinë e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.
Ai njofton mbylljen e kapitullit të katërt nga procesi i integrimit evropian, duke nënvizuar se kjo do forcojë perspektivën për investime, punësim dhe konkurrueshmëri.
“Shqipëria mbyll kapitullin e katërt, nis numërimi mprapsht i kohës drejt objektivit historik.
Drita jeshile nga BE për mbylljen e negociatave të Kapitullit 20 forcon perspektivën për investime, inovacion, konkurrueshmëri dhe punësim”, shkruan Rama.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.