Kronika
Shpërthen bombola e gazit në ballkon. Shpëton mrekullisht një familje në Lushnjë
Një bombol gazi ka shpërthyer në një apartament në Lushnjë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:30 në një banesë në katin e katërt të një pallati në qytetin e Lushnjës.
Mësohet se nga shpërthimi i bombolës, e cila përdorej për gatim, nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Fillimisht bombola, e cila ishte vendosur në aneksin e improvizuar në ballkonin e shtëpisë, ka marrë flakë, e më pas ka shpërthyer. Në këtë moment banorët e shtëpisë kanë dalë jashtë, e fatmirësisht kanë shpëtuar pa lëndime.
Sakaq, në vendngjarje kanë mbërritur forcat policisë, dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.