🌤️
Tiranë 31°C · Kryesisht kthjellët 11 September 2026
S&P 500 7,670 ▲1.03%
DOW 52,652 ▲1.13%
NASDAQ 26,380 ▲1.15%
NAFTA 99.10 ▼3.3%
ARI 4,436 ▲0.65%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1618 EUR/GBP 0.8593 EUR/CHF 0.9437 EUR/ALL 92.0465 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3482 EUR/TRY 56.4001 EUR/JPY 179.21 EUR/CAD 1.6061 EUR/USD 1.1618 EUR/GBP 0.8593 EUR/CHF 0.9437 EUR/ALL 92.0465 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3482 EUR/TRY 56.4001 EUR/JPY 179.21 EUR/CAD 1.6061
₿ CRYPTO
BTC $79,037 ▲ +2.59% ETH $2,615 ▲ +7.44% XRP $1.4037 ▲ +2.87% SOL $104.0500 ▲ +4.46%
S&P 500 7,670 ▲1.03 % DOW 52,652 ▲1.13 % NASDAQ 26,380 ▲1.15 % NAFTA 99.10 ▼3.3 % ARI 4,436 ▲0.65 % S&P 500 7,670 ▲1.03 % DOW 52,652 ▲1.13 % NASDAQ 26,380 ▲1.15 % NAFTA 99.10 ▼3.3 % ARI 4,436 ▲0.65 %
EUR/USD 1.1618 EUR/GBP 0.8593 EUR/CHF 0.9437 EUR/ALL 92.0465 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3482 EUR/TRY 56.4001 EUR/JPY 179.21 EUR/CAD 1.6061 EUR/USD 1.1618 EUR/GBP 0.8593 EUR/CHF 0.9437 EUR/ALL 92.0465 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3482 EUR/TRY 56.4001 EUR/JPY 179.21 EUR/CAD 1.6061
11 Sep 2026
Breaking
Sporti

Shpërthen kreu i KOKSH: S’ishte faji i Luizës. Ja të vërtetat e akuzave

Me ato që i quajti fakte të shumta në duar, presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Viron Bezhani ka kundërsulmuar, pas akuzave që përfshinë delegacionin shqiptar dhe vet Komitetin Olimpik në Lojërat Olimpike “Rio 2016”.
Më e rënda që Bezhani zbuloi: dështimi i Luiza Gegës erdhi si pasojë e neglizhencës së Agjencisë shqiptare të Sporteve, institucioni qeveritar që duhet të ekzaminojë të gjithë sportistët para nisjes për në aktivitete të mëdha.
“Për Luiza Gegën ne kemi bërë maksimumin tonë. Doli edhe në mbledhje sot, e vetmja gjë problematike është që jo vetëm ajo, por çdo sportist duhet të kontrollohet mirë. Nuk është mirë që ne t’i çojmë jashtë, le të jenë edhe Lojëra Olimpike, nëse ata janë të dëmtuar”, theksoi Viron Bezhani.
Përsa i përket Sidni Hoxhës, i cili e kishte akuzuar se e kishte lënë jashtë garës së 100 metrave, presidenti i KOKSH-it zbuloi fakte se ka qenë vet notari që është regjistruar në garën e 50 metrave.
“Ky e-mail është i Sidni Hoxhës: Rezultatet më të larta dhe paraqitjen më të mirë e kam arritur në 50 metra stil i lirë në Kazan, prandaj kjo është gara në të cilën unë do të doja të përfaqësoja KOKSH-in. Ju kërkoj ndjesë për të gjithë këtë çrregullim, apo pakënaqësi që ju kam sjellë unë”, shkruan në “e-mail”, notari Hoxha.
Bezhani theksoi gjithashtu se 4 federatave pjesëmarrëse në Rio u është dhënë një fond prej 4 mln lekësh, për përgatitjen e sportistëve elitarë për këtë eveniment.
E megjithatë shefi i delegacionit, Gjergj Ruli këmbënguli se rezultati i arritur në Rio është i miri që Shqipëria ka bërë ndonjëherë në një Olimpiadë.
“Ne nuk kishim 300 atletë me vete. Të gjithë që ikën, shkuan dhe u kthyen me rezultatet e tyre. Gjërat e tjera janë shtesa, të cilat po i analizojmë dhe do të nxjerrim defektet. E mira është që po s’pati defekte, nuk mund të ketë progres. Ne po mendojmë për vitin 2020”, tha Gjergj Ruli.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.