Shpërthim me lëndë plasëse në Bathore, dëmtohet banesa e një 55-vjeçari dhe një automjet
Një sasi lënde e dyshuar plasëse ka shpërthyer në orët e para të mëngjesit të sotëm në Bathore, në Kamëz, duke shkaktuar dëme materiale në murin rrethues të një banese dhe në një automjet.
Sipas informacionit paraprak të policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 05:05 të mëngjesit të sotëm, në lagjen nr. 1, Bathore. Lënda e dyshuar plasëse ishte vendosur në murin rrethues të banesës së shtetasit Xh. K., rreth 55 vjeç.
Nga shpërthimi nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa dëmet materiale përfshijnë murin rrethues të banesës dhe një automjet në pronësi të djalit të 55-vjeçarit, i cili ishte parkuar pranë hyrjes së banesës.
NJOFTIMI I POLICISË
Kamëz/Informacion paraprak
Më datë 09.10.2026, rreth orës 05:05, në lagjen Nr. 1, Bathore, është vendosur në murin rrethues të banesës së shtetasit Xh. K., rreth 55 vjeç, një sasi lënde e dyshuar plasëse, e cila ka shpërthyer.
Si pasojë, janë shkaktuar vetëm dëme materiale në murin rrethues të banesës dhe në një automjet të parkuar pranë derës së saj, në pronësi të djalit të 55-vjeçarit.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të rastit, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.