☁️
Tiranë 19°C · Vranët 09 Tetor 2026
S&P 500 7,809 ▲0.57%
DOW 51,656 ▲0.83%
NASDAQ 27,341 ▲0.54%
NAFTA 91.74 ▲0.27%
ARI 4,220 ▲1.51%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1208 EUR/GBP 0.8476 EUR/CHF 0.9328 EUR/ALL 91.7138 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3722 EUR/TRY 55.2355 EUR/JPY 176.99 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1208 EUR/GBP 0.8476 EUR/CHF 0.9328 EUR/ALL 91.7138 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3722 EUR/TRY 55.2355 EUR/JPY 176.99 EUR/CAD 1.5951
₿ CRYPTO
BTC $82,718 ▲ +2.58% ETH $2,488 ▲ +3.01% XRP $1.3896 ▲ +4.76% SOL $109.9300 ▲ +3.43%
S&P 500 7,809 ▲0.57 % DOW 51,656 ▲0.83 % NASDAQ 27,341 ▲0.54 % NAFTA 91.74 ▲0.27 % ARI 4,220 ▲1.51 % S&P 500 7,809 ▲0.57 % DOW 51,656 ▲0.83 % NASDAQ 27,341 ▲0.54 % NAFTA 91.74 ▲0.27 % ARI 4,220 ▲1.51 %
EUR/USD 1.1208 EUR/GBP 0.8476 EUR/CHF 0.9328 EUR/ALL 91.7138 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3722 EUR/TRY 55.2355 EUR/JPY 176.99 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1208 EUR/GBP 0.8476 EUR/CHF 0.9328 EUR/ALL 91.7138 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3722 EUR/TRY 55.2355 EUR/JPY 176.99 EUR/CAD 1.5951
09 Tet 2026
Breaking
Europa

Shpërthim në një rafineri në Greqi, humb jetën 43-vjeçari shqiptar! Në gjendje kritike një tjetër

Një shpërthim në një rafineri në Greqi ka rezultuar fatale për një punëtor shqiptar i cili ka humbur jetën. Mediat greke bëjnë me dije se një tjetër shqiptar ka mbetur i plagosur rëndë.

Mësohet se ka ndërruar jetë 43-vjeçari Robert Cakaj, ndërkohë që vazhdon të trajtohet i intubuar 50-vjeçari Dorian Hysa.

Sipas informacioneve fillestare, dy punëtorët ishin anëtarë të një ekipi të jashtëm dhe po kryenin punime mirëmbajtjeje në objektet e rafinerisë kur ndodhi incidenti.Fillimisht, dy të plagosurit rëndë u dërguan në spitalin e Korinthit, ku mbërriti edhe një i plagosur i tretë, me probleme shumë të lehta respiratore. Dy të plagosurit më rëndë u dërguan në Thriasio, ku njëri prej tyre vdiq. I dyti është në gjendje kritike, pasi pësoi lëndime të rënda në kokë. “Njoftim emergjent në lidhje me incidentin që ndodhi sot në ambientet e Motor Oil në Agioi Theodoroit. Me hidhërim të thellë u njoftuam se njëri nga dy punonjësit e kompanisë bashkëpunuese kontraktuese që u plagosën rëndë në aksidentin e sotëm, vdiq pavarësisht të gjitha përpjekjeve të mjekëve.Gjendja shëndetësore e punëtorit të dytë mbetet kritike. Menaxhmenti dhe të gjithë punonjësit e kompanisë shprehin ngushëllimet tona të sinqerta dhe angazhimin tonë për të qëndruar pranë familjes së viktimës.

Autoritetet kompetente po hetojnë shkaqet e aksidentit dhe kompania po bashkëpunon plotësisht me ta”, thuhet në njoftimin e rafinerisë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.