☁️
Tiranë 17°C · Vranët 10 Nëntor 2026
S&P 500 7,550 ▲2.35%
DOW 52,390 ▲2.15%
NASDAQ 25,253 ▲2.74%
NAFTA 85.56 ▼1.49%
ARI 4,081 ▼0.8%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8347 EUR/CHF 0.9188 EUR/ALL 90.9298 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6387 EUR/TRY 56.2656 EUR/JPY 177.07 EUR/CAD 1.5819 EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8347 EUR/CHF 0.9188 EUR/ALL 90.9298 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6387 EUR/TRY 56.2656 EUR/JPY 177.07 EUR/CAD 1.5819
₿ CRYPTO
BTC $74,396 ▼ -0.06% ETH $2,094 ▼ -0.98% XRP $1.0791 ▼ -0.17% SOL $84.7000 ▼ -1.68%
S&P 500 7,550 ▲2.35 % DOW 52,390 ▲2.15 % NASDAQ 25,253 ▲2.74 % NAFTA 85.56 ▼1.49 % ARI 4,081 ▼0.8 % S&P 500 7,550 ▲2.35 % DOW 52,390 ▲2.15 % NASDAQ 25,253 ▲2.74 % NAFTA 85.56 ▼1.49 % ARI 4,081 ▼0.8 %
EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8347 EUR/CHF 0.9188 EUR/ALL 90.9298 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6387 EUR/TRY 56.2656 EUR/JPY 177.07 EUR/CAD 1.5819 EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8347 EUR/CHF 0.9188 EUR/ALL 90.9298 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6387 EUR/TRY 56.2656 EUR/JPY 177.07 EUR/CAD 1.5819
10 Nën 2026
Breaking
Kronika

Shpërthimi me tritol në Sarandë, fqinjët tregojnë dëmet në shtëpitë e tyre: Xhama e orendi të shkatërruara

Dëme të mëdha materiale kanë pësuar shtëpitë përreth hotelit “Bizant”, që u prish sot ne mengjes, pas shpërthimit të një lënde eksplozivi. Mësohet se 2 ortakët, Spiro Çabiri dhe Vangjel Shtuka, janë në gjyq me njëri-tjetrin për shkak të pronësisë. Hoteli është shkatërruar tërësisht ndërsa dëme të mëdha ka edhe në bizneset deri në 300 metra larg dhe në rrugë ku shfaqen copa xhami të thyera

Banorët shprehen se në banesat përgjatë vijës bregdetare në Sarandë, pranë hotelit, ka xhama e orendi të thyera, ndërsa rrëfejnë se shpërthimi ka qenë aq i fuqishëm sa shtëpitë kanë tronditur.

“U hodha nga krevati, mendova se ishte tërmet, dal në ballkon dhe shoh xhama të thyer. Zbritëm poshtë, ballkoni dhe shkallët e shtëpisë u mbushën me tym, nuk shikoje asgjë. Ndjemë një tronditje, ishte një tmerr. Mirë që ishte herët dhe nuk kishte njerëz jashtë se do të kishte të lënduar.

Shkova në shtëpinë e një komshiu që jeton në Francë. Çdo gjë ishte e thyer, xhama, korniza. Gjithë ana e detit është e dëmtuar”, thotë një banore

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.