Politika

Shpërthimi në Ballsh, Peleshi: Ngjarje e rëndë, do të hetohet

Të lënduarit nga shpërthimi i një nate më parë në uzinën e Ballshit, të cilët po marrin ndihëm mjekësore në spitalin “Nënë Tereza” janë vizituar edhe nga Zëvendëskryeminsitri Niko Peleshi, i cili e konsideroi ngjarjen tepër të rëndë dhe tha se do të ketë një hetim të plotë.

Ai shprehu ngushëllimet për familjen e 40 – vjeçarit Shkëlqim Muça dhe falenderoi stafin mjekësor për ndihmën që i kanë dhënë të lënduarve.

“Jemi dhe do të jemi edhe në vazhdimësi pranë familjes së viktimës. Dua të falenderoj shërbimin shumë të mirë për 4 të lënduarit. Dje fatmirësisht u bë një punë e shkëlqyer e zjarrfikësve, Ministrit Gjiknuri dhe pastaj të lënduarit që u trajtuan në spitalet e Mallakastrës, Fierit e Tiranës.

Ministri Beqaj ka qenë që në mesnatë pranë të lënduarve. Dy prej tyre lënduarve janë në gjendje më të mirë, ndërsa dy të tjerët, edhe për shkak të moshës ndodhen në gjendje më të rëndë. Kjo është një ngjarje nuk do të lihet pa u hetuar dhe po hetohet.

Të dhënat e para janë që kemi të bëjmë me një incident, por nuk dua të nxitohem. Dua të dënoj të gjithë ata që nxitohen me deklaratat e tyre dhe shqetësojnë familjarët. Falenderoj profesorin, doktorin dhe besoj se ka vend për optimizëm”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button