☁️
Tiranë 9°C · Vranët 05 Nëntor 2026
S&P 500 7,689 ▲1.58%
DOW 53,356 ▲3.03%
NASDAQ 25,737 ▲1.44%
NAFTA 88.35 ▲0.26%
ARI 4,071 ▼0.06%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661
₿ CRYPTO
BTC $80,478 ▲ +3.36% ETH $2,425 ▲ +5.9% XRP $1.3072 ▲ +2.15% SOL $95.4700 ▲ +2.12%
S&P 500 7,689 ▲1.58 % DOW 53,356 ▲3.03 % NASDAQ 25,737 ▲1.44 % NAFTA 88.35 ▲0.26 % ARI 4,071 ▼0.06 % S&P 500 7,689 ▲1.58 % DOW 53,356 ▲3.03 % NASDAQ 25,737 ▲1.44 % NAFTA 88.35 ▲0.26 % ARI 4,071 ▼0.06 %
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661
05 Nën 2026
Breaking
Politika

“Shpresohet të zbusë zemërimin e shqiptarëve”, media britanike: Braverman viziton Tiranën këtë javë

The Observer paralajmëron se Sekretarja e Brendshme britanike, Suella Braverman do të zhvillojë një vizitë në Tiranë këtë javë.
“Këtë javë sekretarja e brendshme, Suella Braverman, pritet të ketë një vizitë që, shpresohet, do të zbusë zemërimin e shkaktuar nga përshkrimi i shqiptarëve si organizim i një ‘pushtimi’ të Britanisë së Madhe”, shkruan The Observer.

Disa ditë më parë, Braverman u shpreh se se shumë shqiptarë pretendojnë për azil ‘të rremë’ në Britani, pavarësisht se paguajnë mijëra për të mbërritur në tokën angleze.

Ardhjen e emigrantëve drejt Britanisë, ministrja e quajti një “pushtim” të vendit të saj, ndërsa u kritikua nga kryeministri Edi Rama, I cili theksoi se  shqiptarët në Britani nuk janë me miliona, por 140 mijë.

Krahas fushatës mediatike dhe politike kundër shqiptarëve dhe përse ata vijnë në Britani, një pyetje që po ngrihet gjithnjë e më shumë në median angleze është se a po përdoren shqiptarët e ardhur si “kokë turku” për dështimin e  konservatorëve, që pas 12 vjetësh në pushtet, tani deklarojnë se sistemi i emigracionit është shkërmoqur dhe ka dështuar.

Kryeministri i ri britanik Rishi Sunak i ka kërkuar Braverman që të nënshkruajë marrëveshjen më të madhe ndonjëherë me francezët për emigrantët e paligjshëm, sipas shkruan Daily Mail.

Ndërkohë, pritet që kryeministri britanik, Rishi Sunak të takojë presidentin francez Emmanuel Macron të hënën në samitin e klimës  në Egjipt për të sqaruar detajet e marrëveshjes.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.