☀️
Tiranë 15°C · Kthjellët 06 Tetor 2026
S&P 500 7,831 ▲0.73%
DOW 51,538 ▲0.53%
NASDAQ 27,668 ▲0.7%
NAFTA 89.39 ▼0.04%
ARI 4,193 ▲0.87%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8483 EUR/CHF 0.9321 EUR/ALL 91.8826 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3716 EUR/TRY 55.1309 EUR/JPY 177.16 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8483 EUR/CHF 0.9321 EUR/ALL 91.8826 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3716 EUR/TRY 55.1309 EUR/JPY 177.16 EUR/CAD 1.5986
₿ CRYPTO
BTC $85,800 ▲ +0.49% ETH $2,701 ▼ -0.17% XRP $1.5106 ▲ +1% SOL $121.2000 ▲ +1.07%
S&P 500 7,831 ▲0.73 % DOW 51,538 ▲0.53 % NASDAQ 27,668 ▲0.7 % NAFTA 89.39 ▼0.04 % ARI 4,193 ▲0.87 % S&P 500 7,831 ▲0.73 % DOW 51,538 ▲0.53 % NASDAQ 27,668 ▲0.7 % NAFTA 89.39 ▼0.04 % ARI 4,193 ▲0.87 %
EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8483 EUR/CHF 0.9321 EUR/ALL 91.8826 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3716 EUR/TRY 55.1309 EUR/JPY 177.16 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8483 EUR/CHF 0.9321 EUR/ALL 91.8826 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3716 EUR/TRY 55.1309 EUR/JPY 177.16 EUR/CAD 1.5986
06 Tet 2026
Breaking
Arte

Shqipëri-Azerbajxhan, bashkëpunim akademik për njohjen e historisë së Albanisë së Kaukazit

Historia, kultura dhe trashëgimia e Albanisë së Kaukazit u vunë në fokus të një veprimtarie akademike të zhvilluar sot në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë, ku u promovua libri “Një histori e shkurtër e Albanisë së Kaukazit”, i historianit azerbajxhanas Rizvan Huseynov.

Veprimtaria u organizua nga Akademia e Shkencave të Shqipërisë, në bashkëpunim me Ambasadën e Republikës së Azerbajxhanit në Shqipëri, me pjesëmarrjen e kryetarit të Akademisë, akad. Skënder Gjinushi, ambasadorit të Azerbajxhanit në Shqipëri, Anar Huseynov, autorit të librit, njëherazi drejtor i Qendrës për Historinë e Kaukazit, Rizvan Huseynov, si dhe studiuesve e përfaqësuesve të komunitetit udin.

Sekretarja shkencore e Akademisë së Shkencave, akad. Anila Hoda, e vlerësoi promovimin si një ngjarje që kontribuon në pasurimin e dialogut shkencor e kulturor ndërmjet Shqipërisë dhe Azerbajxhanit.

Ajo theksoi se botimi i veprës në gjuhën shqipe u jep studiuesve dhe lexuesve shqiptarë mundësinë të njihen më nga afër me historinë dhe trashëgiminë kulturore të Albanisë së Kaukazit, përfshirë historinë e lashtë, artin, arkitekturën, jetën fetare dhe trashëgiminë e krishterë të rajonit.

Hoda vuri në dukje rëndësinë e zgjerimit të bashkëpunimit ndërmjet dy akademive, duke theksuar se memorandumi i bashkëpunimit krijon mundësi për projekte të përbashkëta, shkëmbime studiuesish dhe botime akademike.

Ambasadori i Azerbajxhanit në Shqipëri, Anar Huseynov, vlerësoi zhvillimin e veprimtarisë në Akademinë e Shkencave, duke theksuar rëndësinë e studimit dhe promovimit të historisë së Albanisë së Kaukazit dhe trashëgimisë së saj historike, kulturore, fetare e arkitekturore.

Ai nënvizoi se përhapja e informacionit të saktë mbi këtë histori është e rëndësishme dhe se libri i Huseynovit krijon mundësi për një njohje më të thelluar të kësaj trashëgimie dhe për nxitjen e kërkimeve të mëtejshme akademike.

Në veprimtari, akademik Gëzim Hoxha, kryetar i Seksionit të Shkencave Shoqërore dhe Albanologjike, mbajti ligjëratën “Një parashtresë mbi historinë e Albanisë së Kaukazit”, ku vlerësoi veprën si një kontribut për njohjen e historisë, kulturës dhe traditës fetare të këtij rajoni.

Hoxha u ndal te rëndësia e qasjeve ndërdisiplinore, që ndërthurin historinë, arkeologjinë, filologjinë dhe epigrafinë, si dhe te përdorimi i burimeve të ndryshme antike dhe mesjetare për rindërtimin e historisë së Albanisë së Kaukazit.

Autori Rizvan Huseynov prezantoi në mënyrë të veçantë historinë e Kishës Apostolike Albane, zhvillimin e shkrimit dhe kulturës albane, si dhe artin, arkitekturën dhe monumentet e rëndësishme të rajonit.

Në prezantimin e tij ai u ndal te kisha e Shën Eliseut në fshatin Kishë, si dhe te komplekset monastike të Gandzasarit, Khudavankut dhe Agoglanit. Huseynov theksoi karakterin ndërdisiplinor të veprës, e cila mbështetet në burime historike, kronika mesjetare, dëshmi arkeologjike, epigrafike dhe gjuhësore.

Një vend të rëndësishëm në libër zë edhe historia e trashëgimisë dhe identitetit alban gjatë periudhave të ndryshme historike, si dhe roli i komunitetit udin në ruajtjen e traditës së krishterë të Albanisë së Kaukazit.

Në përmbyllje të veprimtarisë, Robert Mobili, kryetar i Komunitetit të Krishterë të UDI-Albania në Azerbajxhan, foli për historinë gati dymijëvjeçare të krishterimit në këtë territor dhe për dëshmitë historike e arkeologjike të zhvillimit të organizimit kishtar.

Ai u ndal edhe te periudha pas pavarësisë së Azerbajxhanit, kur nisi restaurimi i kishave dhe objekteve të kultit dhe rindërtimi i jetës fetare të komunitetit udin, duke e vlerësuar këtë proces si një shembull të bashkëjetesës ndërfetare.

Veprimtaria u vlerësua si një mundësi për forcimin e bashkëpunimit akademik e kulturor Shqipëri–Azerbajxhan dhe për nxitjen e kërkimeve të mëtejshme mbi historinë dhe trashëgiminë e Albanisë së Kaukazit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.