☀️
Tiranë 14°C · Kthjellët 06 Tetor 2026
S&P 500 7,828 ▲0.69%
DOW 51,545 ▲0.54%
NASDAQ 27,646 ▲0.61%
NAFTA 89.64 ▲0.23%
ARI 4,195 ▲0.92%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8483 EUR/CHF 0.9321 EUR/ALL 91.8826 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3716 EUR/TRY 55.1309 EUR/JPY 177.16 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8483 EUR/CHF 0.9321 EUR/ALL 91.8826 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3716 EUR/TRY 55.1309 EUR/JPY 177.16 EUR/CAD 1.5986
₿ CRYPTO
BTC $85,548 ▼ -0.08% ETH $2,691 ▼ -0.63% XRP $1.5055 ▲ +0.51% SOL $120.8700 ▲ +0.72%
S&P 500 7,828 ▲0.69 % DOW 51,545 ▲0.54 % NASDAQ 27,646 ▲0.61 % NAFTA 89.64 ▲0.23 % ARI 4,195 ▲0.92 % S&P 500 7,828 ▲0.69 % DOW 51,545 ▲0.54 % NASDAQ 27,646 ▲0.61 % NAFTA 89.64 ▲0.23 % ARI 4,195 ▲0.92 %
EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8483 EUR/CHF 0.9321 EUR/ALL 91.8826 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3716 EUR/TRY 55.1309 EUR/JPY 177.16 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8483 EUR/CHF 0.9321 EUR/ALL 91.8826 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3716 EUR/TRY 55.1309 EUR/JPY 177.16 EUR/CAD 1.5986
06 Tet 2026
Breaking
Kosova

Eksperti ngre alarmin: Llogari të rreme me emra shqiptarë nxisnin dhunë, fushatë e koordinuar me elemente serbo-ruse

Thirrjet për dhunë dhe përplasje politike në rrjetet sociale janë shtuar ditëve të fundit, ndërsa në Facebook janë identifikuar një numër llogarish që kanë shpërndarë në mënyrë të përsëritur mesazhe nxitëse kundër institucioneve, deputetëve, protestuesve dhe gazetarëve.

Sipas një hulumtimi të ekspertit të sigurisë kibernetike, Halil Berisha, disa prej këtyre llogarive kanë vepruar në mënyrë të koordinuar, duke publikuar komente të njëjta ose shumë të ngjashme në postimet e mediave dhe subjekteve politike.

Berisha thotë se llogaritë përdornin emra shqiptarë, por në Facebook ishin të regjistruara si faqe me kategorinë “Musician/Band”. Në përmbajtjet e tyre, sipas tij, janë shfaqur thirrje për djegie institucionesh, përplasje fizike dhe ndëshkim të kundërshtarëve politikë.

Sipas Berishës, intensifikimi i këtyre mesazheve është vërejtur me afrimin e vendimit të 16 shtatorit dhe zhvillimeve që lidhen me Gjykatën Speciale.

Ai vlerëson se mënyra e përsëritur e publikimit të përmbajtjeve dhe ngjashmëria mes mesazheve paraqesin elemente të një fushate të koordinuar.

Berisha e ka krahasuar këtë model me taktika të përdorura në operacione të njohura të ndikimit rus. Megjithatë, kjo lidhje nuk është verifikuar në mënyrë të pavarur nga Radio Evropa e Lirë.

“Thirrjet për dhunë nuk janë vetëm ndaj njërës palë, por drejtohen ndaj të gjithëve, në mënyrë që të krijohet përplasje në rrjete sociale dhe, rrjedhimisht, të nxitet dhuna”, ka deklaruar Berisha për REL-in.

Pas publikimit të hulumtimit, sipas Berishës, disa prej profileve të identifikuara janë mbyllur, ndërsa disa të tjera kanë ndryshuar emrat dhe identitetin e tyre në Facebook.

Sipas tij, dy profile që kishin publikuar thirrje për djegie dhe paralajmërime për “luftë civile” janë mbyllur. Berisha e sheh ndryshimin e identitetit dhe mbylljen e profileve si një tregues shtesë se ato nuk kanë funksionuar në mënyrë autentike.

Eksperti thotë se ditëve të fundit është vërejtur një rritje e dukshme e përmbajtjeve që nxisin dhunë, duke filluar nga thirrjet për djegie institucionesh dhe sulme fizike, deri te kërcënimet për vrasje.

Megjithatë, jo të gjitha këto përmbajtje mund të karakterizohen automatikisht si pjesë e një fushate të koordinuar.

Dema vlerëson se deri në këtë fazë nuk do të ishte e saktë që të gjitha rastet të klasifikohen si pjesë e një operacioni të përbashkët.

“Ajo që mund të themi është se shohim sjellje të ngjashme dhe narrativa që përsëriten, ndërsa një pjesë e tyre më pas amplifikohen nga përdorues të tjerë”, ka thënë Dema.

Rritja e këtyre përmbajtjeve në rrjetet sociale vjen në një periudhë të tensionuar politike, ku zhvillimet institucionale dhe çështjet që lidhen me Gjykatën Speciale kanë nxitur reagime të shumta publike dhe debate në Kosovë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.