☀️
Tiranë 14°C · Kthjellët 06 Tetor 2026
S&P 500 7,829 ▲0.71%
DOW 51,546 ▲0.54%
NASDAQ 27,653 ▲0.64%
NAFTA 89.59 ▲0.18%
ARI 4,198 ▲0.99%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8483 EUR/CHF 0.9321 EUR/ALL 91.8826 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3716 EUR/TRY 55.1309 EUR/JPY 177.16 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8483 EUR/CHF 0.9321 EUR/ALL 91.8826 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3716 EUR/TRY 55.1309 EUR/JPY 177.16 EUR/CAD 1.5986
₿ CRYPTO
BTC $85,500 ▼ -0.16% ETH $2,690 ▼ -0.72% XRP $1.5035 ▲ +0.27% SOL $120.8100 ▲ +0.57%
S&P 500 7,829 ▲0.71 % DOW 51,546 ▲0.54 % NASDAQ 27,653 ▲0.64 % NAFTA 89.59 ▲0.18 % ARI 4,198 ▲0.99 % S&P 500 7,829 ▲0.71 % DOW 51,546 ▲0.54 % NASDAQ 27,653 ▲0.64 % NAFTA 89.59 ▲0.18 % ARI 4,198 ▲0.99 %
EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8483 EUR/CHF 0.9321 EUR/ALL 91.8826 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3716 EUR/TRY 55.1309 EUR/JPY 177.16 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8483 EUR/CHF 0.9321 EUR/ALL 91.8826 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3716 EUR/TRY 55.1309 EUR/JPY 177.16 EUR/CAD 1.5986
06 Tet 2026
Breaking
Kosova

Kurti i bën ofertë të re PDK-së: Specialja në lexim të dytë, pastaj presidenti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë një propozim të ri për Partinë Demokratike të Kosovës (PDK), në përpjekje për të tejkaluar krizën institucionale.

Në një konferencë për media, Kurti ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje është e gatshme që fillimisht të votojë në lexim të dytë Projektligjin për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara, nëse PDK-ja zotohet se do të marrë pjesë në votimin për zgjedhjen e presidentit.

Kurti ka thënë se LVV-ja ka dy emra që mund të propozohen për president: kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca, dhe ish-deputeten e PDK-së, Feride Rushiti.

“Glauk Konjufca apo Feride Rushiti, nëse do opozita”, ka deklaruar Kurti.

Ai ka propozuar që Kuvendi të mblidhet në një seancë me dy pika të rendit të ditës.

“Pra, le të bëjmë sonte një seancë Kuvendi me dy pika: votimi i projektligjit të dytë për Specialen dhe zgjedhja e presidentit”, ka thënë Kurti.

Sipas tij, lideri i PDK-së, Bedri Hamza, duhet të japë zotimin se deputetët e PDK-së do të marrin pjesë në votimin për presidentin.

“Le të dalë dhe të zotohet Hamza se deputetët e LVV-së votojnë njërin nga këto propozime”, ka thënë Kurti.

Propozimi vjen në një kohë kur partitë politike po përballen me afatin për zgjedhjen e presidentit dhe paralajmërimet për zgjedhje të reja në rast të dështimit të procesit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.