☁️
Tiranë 29°C · Vranët 18 Shtator 2026
S&P 500 7,638 ▲1.14%
DOW 51,778 ▲0.61%
NASDAQ 26,418 ▲1.69%
NAFTA 97.32 ▲0.09%
ARI 4,411 ▲0.26%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1486 EUR/GBP 0.8590 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 91.3704 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3687 EUR/TRY 55.9468 EUR/JPY 179.02 EUR/CAD 1.6058 EUR/USD 1.1486 EUR/GBP 0.8590 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 91.3704 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3687 EUR/TRY 55.9468 EUR/JPY 179.02 EUR/CAD 1.6058
₿ CRYPTO
BTC $78,029 ▲ +1.76% ETH $2,499 ▲ +1.66% XRP $1.3215 ▲ +1.38% SOL $105.6200 ▲ +5.03%
S&P 500 7,638 ▲1.14 % DOW 51,778 ▲0.61 % NASDAQ 26,418 ▲1.69 % NAFTA 97.32 ▲0.09 % ARI 4,411 ▲0.26 % S&P 500 7,638 ▲1.14 % DOW 51,778 ▲0.61 % NASDAQ 26,418 ▲1.69 % NAFTA 97.32 ▲0.09 % ARI 4,411 ▲0.26 %
EUR/USD 1.1486 EUR/GBP 0.8590 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 91.3704 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3687 EUR/TRY 55.9468 EUR/JPY 179.02 EUR/CAD 1.6058 EUR/USD 1.1486 EUR/GBP 0.8590 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 91.3704 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3687 EUR/TRY 55.9468 EUR/JPY 179.02 EUR/CAD 1.6058
18 Sht 2026
Breaking
Politika

Shqipëria dërgon 17 ushtarakë dhe një helikopter në KFOR, misioni deri në 2029

Forcat e Armatosura të Shqipërisë me personel dhe një helikopter, do marrin pjesë në operacionin ushtarak ndërkombëtar “KFOR”, Kosovë. Vendimi është botuar në Fletoren Zyrtare dhe përcakton detajet e angazhimit të Shqipërisë në misionin ndërkombëtar. Sipas vendimit, Shqipëria do të marrë pjesë në KFOR me 17 ushtarakë dhe një helikopter.

Personeli dhe helikopteri do të vendosen në kampin “Bondsteel”, në Ferizaj, Kosovë. Misioni i kontingjentit shqiptar do të jetë kryerja e mbështetjes nga ajri për forcat e KFOR-it gjatë detyrave të njohjes së terrenit, zbulimit dhe patrullimit.

Helikopteri do të përdoret gjithashtu në raste CASEVAC (evakuim mjekësor), SAR (kërkim-shpëtim), për transportin e personelit VIP dhe trupave, si dhe për mbështetjen e popullsisë në raste emergjencash civile, sipas planeve dhe marrëveshjeve të KFOR-it me Republikën e Kosovës.

Sipas vendimit, misioni do të zgjasë deri më 31 dhjetor 2029. Personeli ushtarak do të qëndrojë në mision me sistem rotacioni, deri në tre muaj për çdo kontingjent, ndërsa helikopteri do të qëndrojë deri në gjashtë muaj për çdo rotacion. Këtyre periudhave u shtohen edhe ditët e nevojshme për ndërrimin me kontingjentin pasardhës.

Ministria e Mbrojtjes do të përballojë shpenzimet për ushtarakët pjesëmarrës në mision. Sipas vendimit, ata do të përfitojnë 12 mijë lekë dietë për çdo ditë qëndrimi në mision, përveç pagës mujore. Në shpenzimet që mbulohen nga Ministria e Mbrojtjes përfshihen edhe akomodimi, ushqimi, lavanteria, sigurimi i jetës, siguracioni shëndetësor jashtë zonës së operacionit, mbështetja shëndetësore, shpenzimet për telefon, internet dhe shërbime postare, transporti, si dhe shpenzime të tjera që lidhen me mbarëvajtjen e operacionit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.