Shqipëria drejt mbylljes së kapitullit 20, COELA shqyrton pozicionin e Tiranës për sipërmarrjen dhe industrinë
Shqipëria është një hap më pranë mbylljes së përkohshme të Kapitullit 20 të negociatave me Bashkimin Evropian. Në Bruksel, grupi i punës për Zgjerimin, COELA, po shqyrton pozicionin negociues të Tiranës për sipërmarrjen dhe politikën industriale.
Në thelb, kapitulli lidhet me kushtet për zhvillimin e biznesit, konkurrencën, investimet dhe mbështetjen për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme.
Dokumentet e Këshillit të BE tregojnë se Presidenca ka paraqitur një propozim kompromisi për qëndrimin e përbashkët të vendeve anëtare, me synim arritjen e dakordësisë për mbylljen e përkohshme të kapitullit.
Nëse konsensusi arrihet në grupin e punws pwr zgjedhimin e BE çështja kalon TEK Komiteti i Përfaqësuesve të Përhershëm të vendeve anëtaredhe më pas në Konferencën Ndërqeveritare BE–Shqipëri.
Për Shqipërinë, mbyllja e përkohshme e këtij kapitulli do të shënonte një tjetër avancim në negociata. Në thelb, bëhet fjalë për përafrimin e rregullave shqiptare me standardet europiane për një ekonomi më konkurruese dhe një klimë më të favorshme për biznesin.
Shqipëria ka hapur tashmë të gjithë kapitujt e negociatave; tani vëmendja është te mbyllja e tyre, njëri pas tjetrit.
/RTSH/
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.